By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla dëshmon për TIMS, debate në komision, PS kundër mbledhjes me dyer të hapura
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla dëshmon për TIMS, debate në komision, PS kundër mbledhjes me dyer të hapura
Shqipëri

Balla dëshmon për TIMS, debate në komision, PS kundër mbledhjes me dyer të hapura

admin
Last updated: 05/06/2024 00:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Komisioni Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS mbylli dyert për të tre dëshmitarët që pritej të jepnin deklarimet e tyre.

Në seancë dëshmuan Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe ish- shefi i pezulluar i IT-së së këtij institucioni, Ervin Muça. Ky i fundit u shoqërua nga policia, pasi është vënë në arrest shtëpiak për

për akuzën e “Hyrjes së paautorizuar kompjuterike” pikërisht në këtë sistem.

Shumica socialiste votoi kundër dhënies së dëshimisë me dyer të hapura, ç’ka shkaktoi debat me tone të larta mes kryetarit të komisionit hetimor, Ervin Salianji e nënkryetarit, Toni Goku.

“Nëse doni të bëni cirk, me bashkinë keni marrëdhënie të mira, shkoni aty dhe bëni kllounin. Kush do që mbledhja të bëhet në terr, në errësirë, natën dhe pa vëmendjen e publikut. Duke u përmbledhur në një pikë, mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura? Kush është pro? 8 pro, 6 kundër, mbylleni si lakuriqët e natës?”, tha kryetari i komisionit Ervin Salianji.

Ndërsa, nënkryetari i komisionit, Toni Gogu, i mëshoi kërkesës së paraqitur paraprakisht nga Drejtori I Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku që dëshmia e tij të jepet pa praninë e medias.

“Një mikrofon ke dhe të heq fjalën, imagjino të kesh pushtet sesa viktima do bësh në bulevard? Ti po bën atë që di të bësh më mirë, e mesa duket ke lindur hilenë. Informacioni që ai ka është sensitiv, për punonjësit e policisë, për çështjen që po hetohet penalisht”, tha nënkryetari i komisionit Toni Gogu.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Rrumbullaku.

“Do të mbroj veten, do të dëshmoj i vetëm. Dëshmia ime në raport me objektin e hetimit, përbën sekret. Unë ia kam lënë tagrin komisionit, të vendoset nga ju”, tha drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

I pari që dëshmoi ishte Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i ndjekur nga Rrumbullaku, e në fund i hetuari i Prokurorisë së Tiranës, Ervin Muça, i cili nëse gjendet fajtor për publikimin e të dhënave të sistemit TIMS do të dënohet nga 3 deri në 10 vjet heqje lirie.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article NATO ka plan si të zhvendos trupat amerikane në Europë në rast lufte me Rusinë – përfshihet edhe Ballkani
Next Article Mot me diell dhe i nxehtë, temperatura deri në 35 gradë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?