By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla me federatën “Vatra”: E domosdoshme hapja e një konsullate në Miçigan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla me federatën “Vatra”: E domosdoshme hapja e një konsullate në Miçigan
Shqipëri

Balla me federatën “Vatra”: E domosdoshme hapja e një konsullate në Miçigan

admin
Last updated: 24/01/2025 10:07
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Turneu informues mbi votën e emigrantëve i Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvendoset përtej oqeanit, ku këtë javë do të ketë takime me shqiptarë në Miçigan, SHBA dhe Toronto, Kanada.

Përpara takimit të së premtes me shqiptarët në Detroit, Balla u prit nga drejtuesit e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare të shtetit Miçigan në SHBA, ku shprehu vlerësimin për angazhimin e tyre në thirrjen për regjistrimin e bashkatdhetarëve, si votues nga jashtë.

“Arsyeja e kësaj vizite lidhet me një ftesë të kahershme të Babait, por u konkretizua tani edhe për shkak të një momenti historik në të cilin ndodhet demokracia shqiptare. E vlerësoj apelin dhe i jap zë apelit të Federatës Vatra që shqiptarët të marrin pjesë në këto zgjedhje. Të votojnë kë të duan. Vizita ime këtu ndodh për arsye se koha ka qenë shumë e shkurtër dhe një pjesë e shqiptarëve nuk dinë ende që mund të votojnë, ndaj duhet apeli juaj, i krerëve të besimeve këtu, që t’u bëni thirrje të gjithëve të regjistrohen. Koha është shumë e shkurtër deri më 4 mars, ndaj është shumë e rëndësishme që të gjithë të regjistrohen. Duhet të jesh shtetas shqiptar dhe të kesh një dokument identifikimi të Shqipërisë,” deklaroi Balla në takim.

Kryetari i Vatrës në Miçigan, Mond Rakaj, vlerësoi vizitën e Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla.

“Na duhet ndihmë për të kuptuar se si mund të votojmë. Është mirë që erdhi kjo ditë. Për momentin Vatra është aty ku duhet të jetë. Kemi marrëdhënie shumë të mira me Departamentin e Shtetit, kemi bërë shumë takime për Shqipërinë dhe për Kosovën,” u shpreh Rakaj.

Balla falënderoi Vatrën për lobimin dhe ruajtjen e kulturës shqiptare, si dhe për mikpritjen në një shtet ku, siç tha ai, shqiptarët kanë shkëlqyer me integrimin dhe ku komunitetet fetare e kanë ruajtur traditën e bukur të bashkëjetesës fetare që kemi në Shqipëri.

“Informacioni që më dhatë, se 200 mijë bashkatdhetarë jetojnë në këtë shtet, e bën të domosdoshme hapjen e një konsullate të Republikës së Shqipërisë në shtetin e Miçigan. Ne kemi tashmë modelin e mirë të hapjes së konsullatave të përbashkëta me Republikën e Kosovës, për të pasur këtu një mundësi që shqiptarët të kenë një degë dhe një zyrë ku të adresojnë problematikat nga më të ndryshmet. Po ashtu, edhe qeveria e Shqipërisë ka filluar të mbështesë edhe një aspekt tjetër të problematikave që ka diaspora, mësimdhënien e gjuhës shqipe. Historia do të na gjykojë sa kemi qenë të angazhuar në krijimin e mundësisë që çdo fëmijë që lind, nga të paktën një prind shqiptar, të ketë mundësi të mësojë gjuhën shqipe, sepse jemi një komb që kemi luftuar shumë për gjuhën shqipe. Kemi bërë hapin e madh se kemi një abetare tani së bashku me Kosovën,” deklaroi Balla.

Në fund, Balla u kujtoi drejtuesve të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare shqiptare të Miçiganit se Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të historisë jo vetëm si anëtar i NATO-s, por edhe në një fazë përmbyllëse të anëtarësimit në BE.

“Një rilindas i madh, Naim Frashëri, ka thënë për ne shqiptarët: Dielli lind andej nga perëndon, ndaj orientimi i shqiptarëve kudo që janë është drejt integrimit euroatlantik,” përfundoi Balla.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën do të takohet me shqiptarët që jetojnë në Detroit sot në ora 19:00.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Eksportet bujqësore u rritën 21 % në sasi gjatë vitit 2024
Next Article Votimi nga jashtë, mbi 65 mijë regjistrime, 40 574 kërkesa të miratuara

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?