By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla me shqiptarët në Bergamo: PS e anëtarëson Shqipërinë në BE, jo “non grata”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla me shqiptarët në Bergamo: PS e anëtarëson Shqipërinë në BE, jo “non grata”
Shqipëri

Balla me shqiptarët në Bergamo: PS e anëtarëson Shqipërinë në BE, jo “non grata”

admin
Last updated: 17/02/2025 10:45
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me shqiptarë në Bergamo, ku bëri thirrje për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Balla e cilësoi një moment historik faktin që më në fund u realizua vota e diasporës, ndërsa shtoi se “tani shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë kanë mundësinë që të thonë fjalën e tyre, të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe natyrshëm përmes përfaqësuesve të tyre të zgjedhin qeverinë e katër viteve të ardhshme”.

Balla foli për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që kanë të bëjnë me votën e diasporës.

“Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë do të duhet të votojmë edhe disa ndryshime të vogla por që janë tepër të rëndësishme. I pari ka të bëjë me pagesën e shpenzimeve të postës edhe në kthim. Tjetra ka të bëjë me zgjerimin e afatit të regjistrimit të kandidatëve, në mënyrë që të lëmë pak më shumë kohë në dispozicion të bashkatdhetarëve sa i përket mbërritjes dhe kthimit të zarfit brenda të cilit është zëri juaj, vota juaj”, u shpreh ai.

Balla u bëri thirrje edhe atyre shqiptarëve që ende nuk janë regjistruar ta kryejnë sa më parë këtë detyrim ndaj Atdheut, edhe me një dokument identifikimi të skaduar shqiptar, por edhe me një dokument në vendin ku janë rezidentë për të vërtetuar adresën.

“Çdo qytetar shqiptar që mbush 18 vjeç deri më 11 maj ka të drejtën që në kqz.gov.al, në platformën elektronike të regjistrimit si votues nga jashtë, të regjistrohet si i tillë. Duhen 3-4 minuta gjithsej nga koha jote, maksimumi 5 minuta”, tha Balla.

Balla kishte disa sugjerime dhe kërkesa për bashkatdhetarët përse ata duhet të votojnë Partinë Socialiste.

“Dhe një gjë po ju them sot dhe jam shumë krenar ta them në Bergamo, që Shqipëria do të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që do të hyjë në BE. Kjo falë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Përse e bën vetëm Edi Rama dhe PS këtë? Përse nuk e bëjnë të tjerët? Pyetja që kam për ju: kush janë të tjerët? Kush është tjetri?”, u shpreh Balla.

“Një udhëheqës, një ekip dhe një program duhen”, sipas Ballës, “për të qenë fitues”.

“Ka ndonjë njeri në këtë sallë apo ka ndonjë njeri në Shqipëri që mendon se një person i shpallur ‘non grata’ për korrupsion të nivelit të lartë, për sabotim të demokracisë, mund të drejtojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE. Një person i cili ende ka hesape të hapura me popullin dhe me drejtësinë në Shqipëri, kurrsesi nuk mund të jetë ofertë politike për t’i besuar edhe një herë pasi ia ke besuar edhe herë të tjera të drejtojë Shqipërinë. Ju e shihni që unë nuk ia përmend emrin, sepse më mirë t’i themi “buf kënete” sesa t’i themi emrin”, shtoi ai.

Në lidhje me ekipin e kundërshtarëve, Balla tha se ata rrihen, zihen dhe pajtohen dhe para tre vjetësh hynë me bishta lopate njëri-tjetrin kush do merrte godinën dhe se ata parlamentin e shohin vetëm si vend pune.

“Thoshin: po më patë mua me Saliun unë do ta lë politikën. Aty i ke si pulat, njëri pas tjetrit. Kanë hallin a do zgjidhen prapë deputetë se këta e konsiderojnë punën e deputetit si vend pune. Unë nuk e kam parë kurrë të qenurit deputet si vend pune, por si një nder i madh për të patur salla si këto dhe për të komunikuar me popullin e mbi të gjitha për t’i shërbyer njerëzve. Ky është dallim i madh”, shtoi Balla.

Balla foli për turizmin dhe italianët që vijnë në Shqipëri për turizëm estetik, diçka e paimagjinueshme 10 vjet më parë dhe që sot e konsiderojnë vendin tonë një destinacion të sigurt.

“Nuk po them që ne jemi më të mirë se Italia, se ishte ky bufi i pulave ose i kënetës që thoshte: jemi të dytët pas Gjermanisë. E mbani mend? Ne nuk kemi qenë ndonjëherë të dytët pas Gjermanisë, por sa i përket kësaj pjese jemi ndër më të sigurtët në Europë”, tha Balla.

Ne i jemi shumë mirënjohës Italisë, iu drejtua Balla emigrantëve në fund të takimit, por dhe Italia duhet ta kuptojë se pa ju nuk do të kishte qenë kjo ekonomi.

“Sepse 800 mijë shqiptarë që jetojnë sot në Itali janë njerëz që kanë një kontribut të madh për ekonominë e vendit, paguajnë taksat, punojnë në mënyrë të ndershme dhe ndaj  kemi mbyllur me Italinë marrëveshjen e njohjes së dyfishtë të pensioneve, ku 500 mijë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali t’u njihet çdo ditë kontributi për efekt pensioni dhe t’u bashkohet kontributi që keni dhënë në Shqipëri me kontributin këtu dhe ti merr pensionin ku të duash, Itali, Shqipëri, Gjermani, SHBA, kudo që të jesh”, theksoi Balla, ndërsa shtoi se “Edi Rama ka bërë që shqiptarët të mos ndjehen më inferiorë por si të barabartë mes të barabartëve”.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Izet Mexhiti: Pavarësia e Kosovës, simbol i qëndresës dhe krenarisë kombëtare!
Next Article Gjesti vesh bikinit e Loredanës dhe shkakton të qeshura teksa lahet ne vaskë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?