By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla: Ndryshimet në Kodin Civil, tjetër hap drejt harmonizimit me legjislacionin e BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla: Ndryshimet në Kodin Civil, tjetër hap drejt harmonizimit me legjislacionin e BE-së
Shqipëri

Balla: Ndryshimet në Kodin Civil, tjetër hap drejt harmonizimit me legjislacionin e BE-së

admin
Last updated: 20/07/2026 12:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, prezantoi sot në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme projektligjin për ndryshimet në Kodin Civil, duke e cilësuar atë një tjetër hap konkret në procesin e harmonizimit të legjislacionit shqiptar me të drejtën e Bashkimit Europian.

Në nisje të fjalës së tij, Balla iu referua mungesës së deputetëve të opozitës në Kuvend dhe komisione, duke shprehur bindjen që ata t’i rikthehen punës parlamentare.

“Besoj që edhe kolegët deputetë të opozitës të vijnë në Kuvendin e Shqipërisë. Shpresoj në orën 11:00 të ketë tym të bardhë, në mënyrë që t’i rikthehen punës parlamentare, për të votuar ligjet që lidhen me përafrimin e legjislacionit me BE-në”, u shpreh Balla.

Balla theksoi se ndërsa Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, çdo ndërhyrje ligjore që lidhet me përafrimin me standardet europiane ka rëndësi të drejtpërdrejtë për këtë proces.

Balla u ndal te ndryshimet e propozuara në Kodin Civil, të cilat synojnë transpozimin e Direktivës së BE-së 2024/2853 “Për përgjegjësinë ndaj produkteve me mangësi”, si dhe përafrimin me Direktivën 2011/7 “Për luftën kundër pagesave të vonuara në transaksionet tregtare”.

Sipas tij, kjo nismë adreson problematika të ngritura nga bizneset, sipërmarrjet dhe organizatat jofitimprurëse lidhur me vonesat në pagesa, duke garantuar më shumë siguri juridike në marrëdhëniet tregtare.

Projektligji sjell ndryshime për qartësimin e rregullave mbi kamatëvonesat, zgjeron rastet kur një produkt konsiderohet me mangësi në përputhje me zhvillimet teknologjike dhe forcon mbrojtjen e personit të dëmtuar.

“Projektligji qartëson se përgjegjësia e prodhuesit ndaj personit të dëmtuar nuk mund të kufizohet apo të përjashtohet me marrëveshje kontraktore ose me ligj”, deklaroi Balla.

Po gjatë ditës së sotme, Balla prezantoi ndryshimet në Kodin Civil edhe në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, si dhe në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Peci: 1 milion euro për fermerët që investojnë përmes kredive
Next Article Tetovar i dehur me 3.22 promil alkool kërcënon babanë 76-vjeçar dhe shkatërron mobiliet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?