By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla nga Bundestagu: Shqipëria synon të mbyllë negociatat brenda vitit 2027
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla nga Bundestagu: Shqipëria synon të mbyllë negociatat brenda vitit 2027
Shqipëri

Balla nga Bundestagu: Shqipëria synon të mbyllë negociatat brenda vitit 2027

admin
Last updated: 19/05/2026 16:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 19 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë vizitës zyrtare në Bundestag, zhvilloi një takim me kryetarin Anton Hofreiter dhe anëtarët e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian.

Gjatë takimit, Balla shprehu mirënjohjen ndaj Bundestagut dhe Qeverisë Federale Gjermane për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vendi synon përmbylljen e negociatave me Bashkimi Europian brenda vitit 2027.

Balla komentoi edhe zërat që sipas tij pretendojnë se negociatat janë bllokuar.

“Kush tha që janë bllokuar negociatat?”, shkruan Balla në profilin e tij në rrjetet sociale, duke nënvizuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Takimi në Berlin vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit të Shqipërisë, ndërsa mbështetja e Gjermanisë konsiderohet kyçe për avancimin e mëtejshëm të negociatave.

Prej të hënës dy bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku, si dhe kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani janë ftuar nga ministri i Shtetit për Europën, Gunther Krichbaum si miq të Republikës Federale të Gjermanisë për një tur takimesh në Kancelari, Qeverinë Federale, Bundestag etj., për të diskutuar mbi “anëtarësimin në BE, statusi dhe perspektivat e vendeve kandididate të avancuara”.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Parlamenti miraton ndryshimet në Ligjin për standardin studentor, studentët paralajmërojnë rritje të kostove
Next Article Dimitrieska-Koçoska: Huamarrja e jashtme sigurohet me kushte më të favorshme dhe interesa më të ulëta
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?