By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla: Protestuesit të distancohen nga dhuna, askush nuk ndal punën e Kuvendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla: Protestuesit të distancohen nga dhuna, askush nuk ndal punën e Kuvendit
Shqipëri

Balla: Protestuesit të distancohen nga dhuna, askush nuk ndal punën e Kuvendit

Redaksia
Last updated: 02/07/2026 13:45
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 02 korrik, Zhurnal.mk – Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u bëri thirrje protestuesve të distancohen nga aktet e dhunës dhe të mos ushtrojnë presion ndaj deputetëve gjatë protestës së zhvilluar jashtë Kuvendit.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla theksoi se askush nuk mund të pengojë ushtrimin e detyrës kushtetuese të deputetëve, duke shtuar se institucioni ligjvënës do të vijojë punën në funksion të procesit të integrimit europian.

Ai komentoi gjithashtu bojkotin e seancës nga Partia Demokratike, duke u shprehur se deputetët opozitarë “u trembën nga vezët”.

“Ne do t’i votojmë të tre këto ligje, të cilat janë pjesë e detyrave të shtëpisë. Për këtë na kanë zgjedhur qytetarët shqiptarë. Ende nuk i dimë arsyet pse Partia Demokratike e ka bojkotuar këtë seancë, por shpresoj që të jetë e pranishme në seancat në vijim”, deklaroi Balla.

Në vijim, ai theksoi se Kuvendi do të vazhdojë të ushtrojë mandatin deri në vitin 2029 dhe se grupi parlamentar i PS do t’u qëndrojë besnik votave që i kanë besuar qytetarët.

Balla dënoi aktet e dhunës gjatë protestës, duke u shprehur se ato janë të papranueshme dhe të frymëzuara nga individë kriminalë, ndërsa shtoi se tre punonjës policie janë lënduar gjatë përplasjes.

Ai theksoi se kushdo që ngre dorë ndaj Policisë së Shtetit “ngre dorë ndaj shtetit”, ndërsa bëri thirrje për distancim të qartë nga dhuna.

Balla u shpreh se protesta duhet të ndahet nga individët e përfshirë në veprime kriminale dhe se institucionet do të vijojnë punën drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

You Might Also Like

Mbyllet afati i katërt për përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes, KE do të dalë me një vlerësim

Ismaili: Krahas kërcënimeve tradicionale, vendi përballet me sulme kibernetike dhe kërcënime hibride

Policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës në Tiranë, disa të arrestuar

Balla: Persona me precedentë kriminalë dhe shërbëtorë të Iranit janë përfshirë në sulme ndaj institucioneve

Lamallari viziton policët e plagosur: Molotovarët e djeshëm janë ata që hedhin gurët e sotëm ndaj efektivëve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ismaili: Krahas kërcënimeve tradicionale, vendi përballet me sulme kibernetike dhe kërcënime hibride
Next Article Gruaja e Harry Kane e ndoqi ndeshjen e bashkëshortit të saj në tribuna e veshur me një set që kushton më shumë se një mijë euro
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Leunora Kaliqi emërohet U.D. Kryeredaktore e TVM2
Maqedoni
Qehaja: Në Jabollçisht këndi lojërave “Parku Miqve” është donacion nga Kosova
Maqedoni
Ministrja e Financave paralajmëroi ndryshime për tatimin minimal global
Maqedoni
Mickoski: Rritëm për 7.000 denarë pernsionet, mundësuam jetë më të dinjitetshme për pensionistët
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?