By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ismaili: Krahas kërcënimeve tradicionale, vendi përballet me sulme kibernetike dhe kërcënime hibride
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ismaili: Krahas kërcënimeve tradicionale, vendi përballet me sulme kibernetike dhe kërcënime hibride
Shqipëri

Ismaili: Krahas kërcënimeve tradicionale, vendi përballet me sulme kibernetike dhe kërcënime hibride

Redaksia
Last updated: 02/07/2026 13:37
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 02 korrik, Zhurnal.mk – Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, paraqiti sot në Kuvend projektligjin “Për Shërbimin Informativ Kombëtar’, të ndryshuar”.

Ismaili tha se projektligji lidhet drejtpërdrejt me forcimin e kapaciteteve të shtetit për mbrojtjen e sigurisë kombëtare, rendit kushtetues dhe interesave strategjike të vendit tonë.

“Në një kohë kur mjedisi i sigurisë është bërë më kompleks dhe më i ndërvarur, është e domosdoshme që institucionet përgjegjëse të mbështeten në një kuadër ligjor të qartë, bashkëkohor dhe funksional”, u shpreh ajo.

Sipas Ismailit, ligji në fuqi është miratuar në vitin 1998 dhe pavarësisht rolit të rëndësishëm në rregullimin e veprimtarisë së Shërbimit Informativ Shtetëror, disa prej dispozitave të tij nuk pasqyrojnë më realitetin e sotëm.

Ismaili vuri në dukje se, krahas kërcënimeve tradicionale, vendi përballet me sulme kibernetike, kërcënime hibride, veprimtari të shërbimeve të inteligjencës së huaj, cenim të sigurisë ekonomike dhe rreziqe ndaj infrastrukturës kritike.

“Përballë këtyre zhvillimeve, shteti duhet të ketë mekanizma më të mirë për parandalimin, analizimin dhe reagimin, duke garantuar njëkohësisht ligjshmërinë dhe kontrollin institucional”, tha Ismaili.

“Ndryshimet e propozuara synojnë përditësimin e kuadrit ligjor, qartësimin e objektit të veprimtarisë së SHISH-it dhe përshtatjen e tij me përgjegjësitë që Shqipëria ka si vend anëtar i NATO-s dhe në procesin e integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”, vijoi ajo.

Ismaili nënvizoi se “projektligji përmban tetë nene dhe përmirëson disa dispozita të ligjit në fuqi, duke reflektuar përvojën e krijuar gjatë zbatimit të tij, zhvillimet e reja në fushën e sigurisë, si edhe standardet e bashkëpunimit me shërbimet partnere”.

Një nga ndërhyrjet kryesore, sipas ministres Ismaili, është qartësimi i objektit të veprimtarisë së SHISH-it, duke përfshirë shprehimisht kërcënimet që lidhen me veprimtarinë e shërbimeve të huaja, terrorizmin dhe ekstremizmin, armët e dëmtimit në masë, kërcënimet kibernetike dhe hibride.

Ismaili theksoi gjithashtu rëndësinë e konceptit të sigurisë kolektive, duke nënvizuar se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka përgjegjësi jo vetëm për mbrojtjen e sigurisë së saj kombëtare, por edhe për kontributin në sigurinë e përbashkët.

“Ky është një hap i nevojshëm për të garantuar institucione më të koordinuara dhe më efektive në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe të qytetarëve”, tha Ismaili.

You Might Also Like

Mbyllet afati i katërt për përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes, KE do të dalë me një vlerësim

Balla: Protestuesit të distancohen nga dhuna, askush nuk ndal punën e Kuvendit

Policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës në Tiranë, disa të arrestuar

Balla: Persona me precedentë kriminalë dhe shërbëtorë të Iranit janë përfshirë në sulme ndaj institucioneve

Lamallari viziton policët e plagosur: Molotovarët e djeshëm janë ata që hedhin gurët e sotëm ndaj efektivëve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ekipet e Komunës së Çairit vazhdojnë në terren pas reshjeve të dendura të shiut
Next Article Balla: Protestuesit të distancohen nga dhuna, askush nuk ndal punën e Kuvendit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Leunora Kaliqi emërohet U.D. Kryeredaktore e TVM2
Maqedoni
Qehaja: Në Jabollçisht këndi lojërave “Parku Miqve” është donacion nga Kosova
Maqedoni
Ministrja e Financave paralajmëroi ndryshime për tatimin minimal global
Maqedoni
Mickoski: Rritëm për 7.000 denarë pernsionet, mundësuam jetë më të dinjitetshme për pensionistët
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?