By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balluku inspekton punimet në hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, në nëntor nis puna për stacionet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balluku inspekton punimet në hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, në nëntor nis puna për stacionet
Shqipëri

Balluku inspekton punimet në hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, në nëntor nis puna për stacionet

admin
Last updated: 18/10/2024 15:31
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi të premten punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës.

Zëvendëskryeministrja, Balluku ishte në zonën e Shkozetit, ku kalon ky projekt, ku u njoh nga afër me punimet dhe ecurinë e tyre.

Balluku gjatë inspektimit tha se, tashmë punimet për këtë linjë kanë hyrë në një fazë të re. Numri dy i qeverisë nënvizoi se për ti dhënë një hov të ri ecurisë së punimeve ka hyrë dhe makineria moderne “Tamping”.

“Makineri që nuk e kemi patur parë më parë në Shqipëri. Makineria drejton shinat, krijon stabilitet për sa i përket zhavorrit, çakullit dhe proceseve që duhen për të krijuar këtë linjë të re të hekurudhës”, tha Balluku.

Duke vlerësuar projektin, Balluku tha se është avancuar edhe me detajet e tjera që plotësojnë këtë vepër, siç është ngritja e stacioneve, ku në këtë linjë do të jenë 10 të tillë. “Kemi avancuar me një sërë komponentësh të projektit, sepse projekti i Tiranë-Rinas-Durrës ka disa komponentë. Nuk është thjesht traseja me të cilën po ecim me një shpejtësi të mirë, të qëndrueshme dhe të konsiderueshme. Rreth 80% e proceseve janë të bëra. Nga ana tjetër, jemi edhe duke avancuar me komponentët e tjerë siç është pjesa e stacioneve. Është mbyllur gara ndërkombëtare për stacionet, kemi tashmë një fitues. Hekurudha Shqiptare është në momentin kur po lidhet kontrata, po negociohet lidhja e kontratës dhe më pas nis menjëherë nga puna për ndërtimin e këtyre 10 stacioneve të cilat janë parashikuar në projektin origjinal të gjithë hekurudhës”, tha Balluku.

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho sqaroi deri më tani janë realizuar afro 80% e punimeve ndërtimore civile, ndër puna po vijon.

“E rëndësishme është që në muajin nëntor nis puna për ndërtimin e stacioneve. Dhe aty do përqendrohen forcat në pjesën e kabinave të sinjalistikës dhe të telekomunikacionit për shkak e ky komponent ndërthuret me trasenë dhe komponentin e parë të ndërtimit të linjës me futjen e të gjithë sinjalistikës dhe telekomunikacionit në këto ndërtesa. Etapa tjetër është elektrifikimi”, tha Verdho.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal më tej edhe tek projektet e tjera hekurudhore për të cilët do të nisë puna duke rijetësuar kështu një prej sektorëve të rëndësishëm të transportit.

“Në dhjetor kemi garën ndërkombëtare për elektrifikimin e hekurudhës dhe në ndërkohë kemi dhe komponentin e fundit i cili ka të bëjë me operimin e hekurudhave që është një komponent shumë i rëndësishëm, një komponent që po shkon me një studim të detajuar gjithashtu ndërkombëtar me mbështetjen e partnerëve tanë dhe që nga ana tjetër duke dizenjuar këtë komponent atëherë do të kemi një manual të qartë operimi për të gjithë hekurudhat e tjera për të cilat ne kemi aplikuar apo kemi fituar, siç është rasti i Vorë-Hani i Hotit që është projekti që do të fillojë menjëherë, domethënë tani duke pasur parasysh që i kemi mbyllur të gjitha proceset për atë hekurudhë dhe ndërkohë ne po presim miratimin për të gjitha pjesët e tjera që kemi aplikuar pranë WBIF, siç është Durrës-Rrogozhina apo më pas Rrogozhinë-Pogradeci, pra Korridori i VIII, që për ne është një nga segmentet më të rëndësishme pasi lidhet dhe me portin e ri të Durrësit”, nënvizoi Balluku.

Sipas projektit të kësaj linje hekurudhore, koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta. 120 km/h do të jetë shpejtësia e trenave që do të lëvizin përgjatë hekurudhës Tiranë-aeroporti “Nënë Tereza”-Durrës.

Linja do të ketë 11 stacione, të cilat do të nisin nga Durrësi, për të vijuar në Shkozet-Sukth-Vorë-Kashar, linja këto ekzistuese me nevoja për rikonstruksion. Më pas aksi hekurudhor do të vijojë në Laknas, Aeroporti i Tiranës dhe Terminali i Transportit Publik Tiranë.

Stacioni i 9-të dhe i 10-të janë parashikuar dhe projektuar të ndërtohen në kontratën e segmentit shtesë nga Terminali i Transportit Publik Tiranë deri te Bulevardi i Ri. Ndërkohë stacioni i 11-të është menduar të shtrihet në kryqëzimin e rrugës “Jordan Misja” – Bulevardi i Ri.

Treni i hekurudhës Tiranë-Durrës do të jetë elektrik, ndërkohë që shpejtësia e lëvizjes parashikohet në 120 km/orë. Hekurudha është e gjatë 39 km dhe financimi i saj mbështetet nga BERZH përmes një kredie me vlerë 70 milionë euro.

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çelja e negociatave, Spiropali: Universitetet më shumë kontribut për integrimin evropian
Next Article KQZ propozoi votim elektronik në qarqet Durrës dhe Elbasan, PD kundër: Ka mungesë transparence

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?