Ohër, 10 nëntor – Katër muaj banorët e Ohrit, Strugës, Resnjës, Dibrës e edhe qyteteve të tjera nuk mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre për përkujdesje të personit tjetër. Komisionet që vendosin për të nuk funksionojnë me muaj të tërë. Qytetarët mbeten pa minimumin prej 5400 denarë, të cilat i marrin në baza mujore për kujdesin e personit tjetër, për anëtar të familjes. Ata këto para i përdorin për të plotësuar disa nga nevojat e tyre, përkatësisht ilaçet e shtrenjta që u nevojiten.
“Për ne është problem i madh që nuk kemi ku të aplikojmë, duhen të ardhura që babai im t’i marrë ilaçet. Babai im është i sëmurë gati 9 vjet, gjashtë muaj pasi u operua, kishte tumor në kokë. Është e nevojshme të kesh dikë në shtëpi. Unë dhe nëna ime punojmë të dy. Është i palëvizshëm, këmba dhe dora nuk i lëviz. Ilaçet janë shumë të shtrenjta. Me këtë shumë që merr babai im, nuk mund të mbijetojmë”, tha Maria Andrea, familjare.
Mjekët amë për shkak të mosfunksionimit të komisioneve nuk mund të bëjnë terminë.
“Që nga gushti, ndoshta edhe para gushtit, problemi ka qenë se nuk kishte termin për përkujdesje. Ku është problemi, nuk mund ta zbulojmë. I kemi alarmuar institucionet për këtë çështje, por nuk ka përgjigje. Pacientët ankohen, si t’ua shpjegojmë se nuk varet nga ne, është në dorë të sistemit. Diçka duhet bërë në nivel më të lartë për të zgjidhur këtë problem sepse kemi shumë pacientë që përdorin kujdes për person tjetër”, deklaroi Haxher Alied – mjeke amë nga Struga.
Ministria e Shëndetësisë thotë se në bashkëpunim me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë kanë marrë vendim për zgjerimin e rrjetit të objekteve shëndetësore publike në të cilat do të themelohen komisione për përkujdes dhe ndihmë.
“Në këto institucione si në Gostivar, Kërçovë, Kavadar, Ohër e kështu me radhë, do të themelohen komisione të reja. Po ashtu, në bazë të ligjit, drejtorët e institucioneve publike shëndetësore do t’i propozojnë anëtarë për komisione Ministrisë së Shëndetësisë. Më pas, Ministria e Shëndetësisë merr vendim për themelimin e komisionit për kujdesin dhe ndihmën ndaj të tjerëve në institucionin përkatës shëndetësor publik”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga Ministria e Politikës Sociale thonë se është themeluar komision mjekësor profesional për vlerësim dhe mendim për nevojën për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër në Spitalin e përgjithshëm të Ohrit. Me këtë, aplikuesit për të ushtruar të drejtën e kompensimit për ndihmë dhe përkujdesje nga person tjetër nga këto qytete, do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre në kohën më të shkurtër të mundshme. Derisa sistemi është duke funksionuar, qytetarët nuk do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre për kujdesi nga person tjetër.