By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bardhi: Keni detyrimin kushtetues të dëgjoni qytetarët për reformën territoriale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bardhi: Keni detyrimin kushtetues të dëgjoni qytetarët për reformën territoriale
Shqipëri

Bardhi: Keni detyrimin kushtetues të dëgjoni qytetarët për reformën territoriale

admin
Last updated: 08/10/2026 16:49
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 08 tetor, argument.mk/ – Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se mazhoranca nuk ka marrë në konsideratë shqetësimet dhe sugjerimet e komuniteteve të prekura për reformën territoriale.

Bardhi tha se deputetët e opozitës i kanë drejtuar 53 pyetje nismëtarit të reformës, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Deputetët e opozitës i paraqitën nismëtarëve 53 pyetje. Nga 53 pyetje, ne morëm zero përgjigje nga nismëtarët. Dhe kjo tregon shumë për cilësinë e projektit që sjell për votim sot në seancë plenare”, tha Bardhi.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi tha se sipas Gjykatës Kushtetuese kërkohet që procesi i dëgjimit të përfshijë banorët e njësive të prekura dhe që varianti përfundimtar të jetë i hapur për ndryshime, në varësi të sugjerimeve të komuniteteve.

Bardhi tha se 15 këshilla bashkiakë kanë miratuar vendime kundër bashkimeve të propozuara dhe se këto qëndrime duhet të merren në konsideratë.

“Është e turpshme që vjen kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe thotë “po bëj një sintezë të vendimit të gjykatës” dhe shkruan një vendim që gjërat që Gjykata Kushtetuese nuk i ka thënë. Të kundërtën ka thënë Gjykata Kushtetuese dhe po e citoj fjalë për fjalë, jo sintezë si do donim ne të ishte vendimi, “procesi i dëgjimit duhet të përfshijë si kusht minimal pjesëmarrjen e banorëve të njësive të qeverisjes vendore që preken nga reforma”, nuk preket Kavaja nga reforma, po preket Rrogozhina se Rrogozhina po shkrihet, nuk preket Mati nga reforma, por preket Klosi, nuk preket Tepelena, po preket Memaliaj.

“Jo vetëm të paraqitet varianti përfundimtar që do miratohet, por ai të jetë i hapur për ndryshime sipas sugjerimit të komuniteteve nëse ka sugjerime të tilla. Dhe sugjerimi i certifikuar me vendim të këshillit bashkiak të 15 bashkive është që nuk duan të bashkohen me bashkitë që ju i propozoni të bashkohen”, tha Bardhi.

Kreu i grupit të PD-së tha se konsultimi me qytetarët nuk duhet të jetë thjesht formal, por efektiv. Bardhi kërkoi nga mazhoranca të bëjë të qarta kriteret mbi të cilat është hartuar ndarja e re territoriale, duke akuzuar qeverinë se vendimet janë ndikuar nga interesa politike.

“Dhe ju keni detyrimin kushtetues sipas këtij vendimi të dëgjoni mendimin e tyre. Nuk mund të shmangim në këtë proces mendimin e qytetarëve dhe mendimi nuk është formal. Konsultimi do të duhet të jetë efektiv. Të qënurit efektiv konsultimi do të thotë që të shkosh t’i pyesësh dhe aty ku argumentet qëndrojnë t’i reflektosh, jo mos bësh asnjë ndryshim.

“Ndryshon kur nuk ka logjikë që të shkrish, po e marr prapë Divjakën, dhe të bësh një bashki me të ardhura më të pakta ekonomike apo më të vogël në numër popullsie. Dilni na sqaroni kriteret që keni ndjekur. I keni vetëm kriteret e pazareve politike siç e pranove që e keni bërë në 2015-ën”, tha ai.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në
Next Article Urimi i veçantë i vajzës për Justina Shiroka-Pulën: Moment historik për familjen
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?