By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në
Bota

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

admin
Last updated: 08/10/2026 16:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bejrut, 08 tetor, argument.mk/ – Bashkimi Evropian mbështet zgjatjen e mandatit të misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Libanin jugor, UNIFIL, duke paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një mungese sigurie, nëse forcat ndërkombëtare largohen pa një alternativë të qëndrueshme.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e bëri deklaratën gjatë vizitës së saj në Liban, në një intervistë për AFP.

“Dua të jem e qartë se për çfarë nuk bëhet fjalë në këtë mision. Nuk është një zëvendësim i UNIFIL-it, Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban dhe nuk do të përqendrohet vetëm në Libanin jugor”, tha Kallas.

“Më shumë se 10 shtete anëtare të BE-së janë të gatshme të kontribuojnë me personel dhe burime”, tha Kallas.

Ajo tha se BE-ja kishte marrë një ftesë zyrtare nga autoritetet libaneze dhe se priste që ministrat e jashtëm të BE-së, ta themelonin zyrtarisht misionin më 12 tetor.

Kallas theksoi gjithashtu se nuk mund të ketë boshllëk sigurie, kur UNIFIL të përfundojë misionin e saj.

“UNIFIL ka luajtur një rol të rëndësishëm për gati 50 vjet”, tha ajo, duke shtuar se diskutimet po vazhdonin për atë që do të pasonte forcën paqeruajtëse.

“BE-ja mbetet e gatshme të punojë me Libanin dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së për rregullimet për periudhën pas UNIFIL-it”, tha Kallas.

“Libani duhet të ketë kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e tij”, tha ajo.

Mandati aktual i UNIFIL-it është miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së deri më 31 dhjetor 2026.

Rezoluta 2790, e miratuar në vitin 2025, parashikon që misioni të nisë pas kësaj date një tërheqje të organizuar dhe të sigurt, e cila do të zhvillohet gjatë vitit 2027.

Megjithatë, zhvillimet e fundit në terren kanë shtuar shqetësimet se largimi i UNIFIL-it mund të krijojë rrezik për destabilizimin e Libanit jugor.

Vetë UNIFIL deklaroi më 1 tetor se largimi i misionit në rrethanat aktuale, pa një mekanizëm alternativ të fuqishëm, mund të krijojë një “mungesë të rëndësishme sigurie”.

UNIFIL, ose Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban, është një mision paqeruajtës i OKB-së, që vepron në Libanin jugor që prej vitit 1978.

Pas luftës Izrael-Hezbollah në vitin 2006, mandati i tij u zgjerua, duke përfshirë monitorimin e ndërprerjes së luftimeve, mbështetjen për ushtrinë libaneze dhe përpjekjet për të ruajtur stabilitetin, përgjatë vijës kufitare mes Libanit dhe Izraelit.

Sipas OKB-së, misioni gjithashtu ndihmon në lehtësimin e aksesit humanitar, monitoron zhvillimet në terren dhe përdor kanalet e komunikimit me palët, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Rezoluta 2790 i kërkon gjithashtu Izraelit të tërheqë forcat e tij në veri të Linjës Blu, ndërsa autoritetet libaneze duhet të vendosin forcat e tyre në zonat përkatëse dhe të forcojnë kontrollin shtetëror në jug të vendit. 

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Burnham: Të hapur për anëtarësimin e Gjermanisë në programin GCAP

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Burnham: Të hapur për anëtarësimin e Gjermanisë në programin GCAP
Next Article Bardhi: Keni detyrimin kushtetues të dëgjoni qytetarët për reformën territoriale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?