By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bardhi në Kuvend: Prioritet, rritja e pensionit minimal dhe ligji për caktimin e minimumit jetik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bardhi në Kuvend: Prioritet, rritja e pensionit minimal dhe ligji për caktimin e minimumit jetik
Shqipëri

Bardhi në Kuvend: Prioritet, rritja e pensionit minimal dhe ligji për caktimin e minimumit jetik

admin
Last updated: 02/09/2024 19:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi sot në Kuvend se “opozita do të qëndrojë fort për interesat e qytetarëve”.

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Bardhi listoi katër prioritete të Partisë Demokratike: reformën zgjedhore, rritjen e pensionit minimal në 300 euro, ligjin për caktimin e minimumit jetik dhe mbështetjen ndaj bujqësisë.

“Këtu duhet të fokusohemi ne. Ky duhet të ishte fokusi i këtij Kuvendi, jo klientelizmi. PD do të luftojë për Shqipërinë e shqiptarëve, jo për Shqipërinë e një grushti pushtetarësh.

Do të luftojmë për Shqipërinë ku mund të jetohet dhe punohet me dinjitet, jo për Shqipërinë ku ligjin e bën më i forti dhe ku pasurimi kalon vetëm përmes korrupsionit”, u shpreh Bardhi.

Bardhi tha se “opozita do të qëndrojë fort për interesat e qytetarëve, në këtë sallë dhe jashtë kësaj salle, me qëllimin e vetëm që shqiptarët të kenë mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu”.

“Çfarë nismash ka marrë ky parlament në interes të qytetarëve? Zero! Ka ulur taksat? Jo! Përkundrazi, i ka rritur ato! Dhe e ka bërë barbarisht, me dhunë, me arrogancë, duke grisur Kushtetutën! Këto nuk janë fjalë! Janë akte publike të verifikuara nga Gjykata Kushtetuese së fundmi për taksën antikushtetuese të profesioneve të lira! Një betejë, që ne si opozitë e bëmë dhe e fituam, bashkë me qytetarët”, theksoi ai.

“Ne nuk jemi armiqtë tuaj, dhe ju nuk ka asnjë arsye të certifikoni veten si armiq të qytetarëve shqiptarë. Prandaj në këtë sesion uroj që kartonat si deputetë t’i ngremë vetëm për atë që jemi betuar. Për interesin publik, për qytetarët”, tha Bardhi duke iu drejtuar deputetëve të mazhorancës.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Integrimi në BE, Peleshi: Opozita të jetë bashkëpunuese në Kuvend
Next Article Sesioni i ri parlamentar, Spiropali: Opozita të marrë përgjegjësitë e saj në Komisionet e Posaçme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?