By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Basha: Amendamentet për mbështetjen e SPAK mbahen të bllokuara nga qeveria
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Basha: Amendamentet për mbështetjen e SPAK mbahen të bllokuara nga qeveria
Shqipëri

Basha: Amendamentet për mbështetjen e SPAK mbahen të bllokuara nga qeveria

admin
Last updated: 11/12/2024 11:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se qeveria e Edi Ramës është pengesa kryesore për zhvillimin e vendit dhe forcimin e drejtësisë.

Sipas Bashës, kryeministri Rama është në konflikt interesi me SPAK-un, duke u përpjekur ta mbajë nën trysni dhe ta pengojë përmes mekanizmave institucionalë.

Basha theksoi se amendamentet për mbështetjen e SPAK-ut, të propozuara prej tij në Kuvend, mbahen të bllokuara nga qeveria për shkak të frikës nga një drejtësi e pavarur.

“Lista e gjatë e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës në dyert e drejtësisë, e ka vendosur atë në konflikt interesi me SPAK-un, prandaj përpiqet ta anatemojë, trysnojë dhe rrethojë institucionalisht, përmes Komisionit të Posaçëm.

Prej prillit kam depozituar në Kuvend amendamente që sigurojnë mbështetjen e nevojshme për SPAK-un, por ato mbahen të kyçura në sirtarët e Kuvendit nga Edi Rama, sepse ai ka frikë nga një drejtësi e fortë dhe e pavarur. Për këtë arsye, ai është një kërcënim për investimin më të madh të shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në rrugën e vendit tonë drejt BE-së”, shkruan Basha.

Basha thotë se fundi i pandëshkueshmërisë kërkon një qeveri antikorrupsion që mbështet institucionet e drejtësisë dhe ndëshkon abuzuesit e pasurisë publike.

“Fundi i pandëshkueshmërisë kërkon një qeveri antikorrupsion, që respekton punën e SPAK-ut dhe të GJKKO-së dhe krijon kushtet e domosdoshme për fuqizimin e tyre, në mënyrë që të gjithë ata që kanë abuzuar me djersën e shqiptarëve të mbahen përgjegjës para ligjit. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.

You Might Also Like

Arrestimi i 34-vjeçares në Rinas dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, reagon menjëherë Presidenti Begaj

Protesta ‘ndez’ Kuvendin! Balla: Jeni opozitë e përdhunuar! Lamallari: Distancohuni nga njerëzit me kapuç në protestë

“S’duhet as t’i akuzojmë e as t’i linçojmë protestuesit”, Spiropali replikon me Berishën dhe i jep mesazh edhe Ramës: E keni guximin për të ndryshuar sistemin elektoral që sot ka prodhuar banalitet?

“O tradhtarët e kombit!”/ Protestuesit i zënë pritë deputetit të PS-së, Ervin Hoxha, e sulmojnë me vezë (VIDEO)

Një seancë e paplanifikuar më 30 korrik: Kuvendi nuk mbyllet aty ku pritej

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Denoncimi i PD për Byberin, avokati: Mori leje, kaloi buxhetin e bashkisë Tropojë
Next Article Tarran: Fshehtësia e votës, thelbësore për integritetin e zgjedhjeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?