By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Basha merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Demokracisë në SHBA
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Basha merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Demokracisë në SHBA
Shqipëri

Basha merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Demokracisë në SHBA

admin
Last updated: 04/12/2024 10:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, mori pjesë në Forumin e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU) në Uashington.

Gjatë aktivitetit, ai u takua me drejtues të Partisë Popullore Europiane, presidentin Weber, dhe figura të tjera të rëndësishme si Presidenti i Institutit Ndërkombëtar Republikan, Daniel Twining, dhe eurodeputetë të njohur.

“Forumi i Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU) përfaqëson aleancën globale të partive të qendrës së djathtë. Ky forum do të bashkojë ligjvënës, liderë dhe ekspertë për të diskutuar sfidat gjithnjë e më komplekse globale dhe për të shkëmbyer praktikat më të mira”, u shpreh Basha.

Në pritjen hapëse të forumit të IDU në Washington, Basha takoi dhe bisedoi me drejtuesin e Partisë Popullore Europiane, presidentin Weber, me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining, me legjislatorë të Parlamentit Europian si Davor Ivo Stier dhe kolegë nga partitë simotra me të cilët bashkëpunon prej kohësh në institucione ndërkombëtare për çështje të nxehta të sigurisë si lufta në Ukrainë dhe paqja e stabiliteti në rajon.

Basha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për sfidat globale, si siguria, marrëdhëniet transatlantike dhe paqja në rajon, duke nënvizuar bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në.

“Forumi i IDU në Washington do të jetë gjithashtu një mundësi për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike, sigurinë dhe sfidat me të cilat po përballet bota si dhe forcimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe administratën e re të Presidentit Trump”, tha Basha.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxha: Infrastrukturës dezinformuese ruse në rajon i janë shtuar edhe portale në gjuhën shqipe
Next Article 112-vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura, Vengu: Gurthemel i shtetformimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?