By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: A është “marrëveshja e re shoqërore” antipod i Marrëveshjes së Ohrit dhe fillimi i riformatimit të modelit kushtetues të shtetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: A është “marrëveshja e re shoqërore” antipod i Marrëveshjes së Ohrit dhe fillimi i riformatimit të modelit kushtetues të shtetit
Maqedoni

BDI: A është “marrëveshja e re shoqërore” antipod i Marrëveshjes së Ohrit dhe fillimi i riformatimit të modelit kushtetues të shtetit

admin
Last updated: 04/04/2025 10:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 prill – Si është e mundur që një takim liderësh për të ashtuquajturën “marrëveshje të re shoqërore” të mbahet mes partisë së parë dhe asaj të tretë në zgjedhje?

A është përkatësia etnike kriteri për të marrë pjesë në këto negociata, në vend të legjitimitetit demokratik?

A do të thotë kjo se po vendoset një praktikë e re e modelimit njëetnik të shtetit, ku shqiptarët dhe komunitetet e tjera reduktohen në spektatorë?

A është “marrëveshja e re shoqërore” një vazhdimësi e koalicionit të oligarkisë Mickoski–Zaev?

A përfaqëson kjo iniciativë fillimin e një riformatimi post-Ohër të modelit kushtetues të Maqedonisë së Veriut?

Pse në këtë takim nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues i populliz shqiptar – as nga pozita, as nga opozita – nëse vërtet po diskutohet për të ardhmen e rendit shtetëror?

A është ky një përpjekje për të ndërtuar një hierarki të re politike mbi bazë etnike, ku shqiptarët përjashtohen nga proceset thelbësore të vendimmarrjes?

A është në këtë kuadër duke u diskutuar edhe mbrojtja e ndërsjellë nga përgjegjësia politike dhe ligjore – një lloj pakti joformal për mosndëshkim – për tragjedinë në Koçan, përballë tragjedisë së spitalit modular në Tetovë?

Dhe në fund – a janë konsultuar fare partitë shqiptare të përzgjedhura nga Kryeministri për këtë takim?

A kanë dhënë pëlqimin e tyre apo janë anashkaluar tërësisht?

A mund të dëgjojmë të paktën një qëndrim të qartë prej tyre për këtë qasje njëetnike ndaj së ardhmes së shtetit?

A janë të informuara që pala maqedonase e Qeverisë tashmë ka rënë dakord për formimin e grupeve të punës me opozitën maqedonase për të ndërtuar këtë “marrëveshje të re”?

Apo roli i tyre është reduktuar në spektatorë të heshtur që vështrojnë nga korridoret, ndërsa në emër të tyre shkruhet një realitet i ri politik në të cilin as ata, as votuesit e tyre, nuk pyeten për asgjë?

Bashkimi Demokratik për Integrim

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Më së shumti shi në Prilep – 27 litra për metër katror, do të bjerë dhe sot
Next Article Pa ujë një pjesë e fshatit Batincë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?