By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Alarm për spastrim etnik në shërbimet sekrete të Maqedonisë së Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Alarm për spastrim etnik në shërbimet sekrete të Maqedonisë së Veriut
Maqedoni

BDI: Alarm për spastrim etnik në shërbimet sekrete të Maqedonisë së Veriut

admin
Last updated: 19/02/2025 10:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 shkurt – Me shqetësim të thellë dhe përgjegjësi të plotë ndaj stabilitetit të vendit dhe sigurisë rajonale, denoncojmë publikisht spastrimin e paprecedentë etnik që po ndodh në strukturat e sigurisë dhe inteligjencës në Maqedoninë e Veriut.

Për herë të parë që nga viti 2001, asnjë pozicion drejtues — drejtor, zëvendësdrejtor apo ndihmësdrejtor — në tre agjencitë kryesore të sigurisë së shtetit, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë e Inteligjencës Ushtarake, nuk mbahet nga shqiptarët.

Ky përjashtim masiv nuk është thjesht një akt diskriminimi ndaj një populli që përbën shtyllë të stabilitetit të brendshëm dhe euroatlantik të vendit.

Përkundrazi, është një spastrim i qëllimshëm, i mirëmenduar, që nuk ka për qëllim vetëm margjinalizimin, por ringjalljen e një mentaliteti të rrezikshëm që për dekada e ka parë popullsinë shqiptare si “armik të brendshëm”.

Informacionet e besueshme që flasin për punësimin masiv të dhjetëra, në mos qindra personave joshqiptarë në pozicione kyçe brenda shërbimeve sekrete, janë dëshmi se ky nuk është thjesht një proces administrativ, por një strategji për të kthyer agjencitë e sigurisë në instrumente të kontrollit politik dhe etnik, duke minuar në themel parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.

I bëjmë thirrje NATO-s, Bashkimit Evropian dhe gjithë faktorëve ndërkombëtarë që njohin dinamikat e sigurisë në Ballkan, të ndërhyjnë menjëherë dhe të mos lejojnë që ky spastrim të kalojë në heshtje.

Përjashtimi sistematik i shqiptarëve nga strukturat e sigurisë nuk është vetëm një goditje ndaj një populli të caktuar — është një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin, kohezionin ndër-etnik dhe orientimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Pasojat e kësaj qasje të papërgjegjshme mund të jenë dramatike dhe gradualisht të rikthejnë mosbesimin e thellë mes shqiptarëve dhe shtetit, e në veçanti ndaj strukturave të sigurisë.

Ky është një paralajmërim që nuk mund të neglizhohet.

Është koha për veprim të mençur dhe të shpejtë, për të parandaluar kthimin e praktikave të së kaluarës që kanë prodhuar vetëm ndarje, pasiguri dhe destabilitet.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama uron Kurtin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Next Article VLEN: Partia e non-gratave, BDI, kapet mat duke gënjyer për Kosovën!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?