By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI dënon ashpër aktin e talljes dhe satirizimit ndaj Ziadin Selës gjatë Karnavalit të Vevçanit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI dënon ashpër aktin e talljes dhe satirizimit ndaj Ziadin Selës gjatë Karnavalit të Vevçanit
Maqedoni

BDI dënon ashpër aktin e talljes dhe satirizimit ndaj Ziadin Selës gjatë Karnavalit të Vevçanit

admin
Last updated: 15/01/2025 10:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 janar – Bashkimi Demokratik për Integrim dënon me ashpërsi aktin e papranueshëm të talljes dhe satirizimit të tentativës për vrasje ndaj Ziadin Selës, i cili ndodhi gjatë Karnevalit të Vevçanit. Kjo është një shkelje e rëndë e dinjitetit njerëzor dhe një provokim i rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin shoqëror.

Është e paimagjinueshme që një ngjarje kaq serioze, që ka tronditur shumë qytetarë dhe që ka lënë pas pasoja të rënda për jetën e individëve, të përdoret si objekt talljeje dhe urrejtjeje në një aktivitet publik. Pavarësisht se ky akt ka ndodhur para syve të institucioneve dhe opinionit, askush nuk ka reaguar, nuk ka dënuar dhe nuk ka ndërmarrë masa për të parandaluar normalizimin e urrejtjes dhe dhunës.

Ndërkohë që shqiptarët dhe grupet e tjera etnike dënohen për aktivitete paqësore dhe kulturore, individë të caktuar në Vevçan e përdorin këtë karneval për të shpërndarë mesazhe të urrejtjes dhe dhunës. Kjo është një formë e papranueshme e ngacmimit dhe nxitjes së ndarjeve etnike dhe sociale.

BDI kërkon reagim të menjëhershëm dhe të fuqishëm nga të gjitha institucionet përkatëse, që të sigurohet se akte të tilla të shëmtuara nuk do të tolerohen dhe as nuk do të kalojnë pa dënim. Ne nuk mund të lejojmë që urrejtja dhe dhuna të jenë pjesë e kulturës sonë shoqërore, e as të përdoren për qëllime politike ose për ndjenjat e ngushta etnike.

Përkundrazi, duhet të promovojmë vlerat e bashkëjetesës dhe respektit reciprok, duke u angazhuar të gjithë së bashku për një shoqëri të barabartë dhe paqësore.

Bashkimi Demokratik për Integrim

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shekerinska merr pjesë në Forumin për politikë të jashtme dhe sigurisë në Lituani
Next Article Bastisje në Shkup, sekuestrohen armë dhe drogë – ndalohet një person

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?