By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Derisa Shkupi ngulfatet, paaftësia dhe biznes intereset e ministrit jolegjitim të Mjedisit rrezikojnë jetën e qytetarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Derisa Shkupi ngulfatet, paaftësia dhe biznes intereset e ministrit jolegjitim të Mjedisit rrezikojnë jetën e qytetarëve
Maqedoni

BDI: Derisa Shkupi ngulfatet, paaftësia dhe biznes intereset e ministrit jolegjitim të Mjedisit rrezikojnë jetën e qytetarëve

admin
Last updated: 14/11/2024 09:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 nëntor – Në një kohë kur Shkupi renditet ndër qytetet më të ndotura në botë, qytetarët tanë përballen me një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën nga ajri që thithin çdo ditë. Kjo ndotje e pamëshirshme po i vret qytetarët në heshtje, duke i kthyer frymëmarrjet e tyre në një helm për shëndetin.

Ndërkohë që spitalet po mbushen me qytetarë që ankohen për vështirësi në frymëmarrje dhe probleme të lidhura me ndotjen, Ministri jolegjitim i Mjedisit vazhdon të merret me interesat e tij private në biznesin e kazinove dhe shume tjerave. Ky ministër, i përzgjedhur jo nga qytetarët nëpërmjet votës së lirë dhe demokratike, por nga mbledhjet e partisë VMRO- DPMNE-së, është simboli i një qeverisje të papërgjegjshme që nuk kujdeset për mirëqenien e qytetarëve, por për interesat personale të një grupi të ngushtë.

Sikur nuk mjafton që fëmijët tanë po humbasin jetën në klinika si pasojë e keqmenaxhimit, ndërsa kostot e jetesës po rriten në nivele të papërballueshme për shumë familje, tani edhe çdo frymëmarrje e qytetarëve është kthyer në një akt që kërcënon shëndetin dhe jetën e tyre. E gjithë kjo ndodh sepse kjo qeveri ka dështuar në mënyrë të përsëritur për të marrë masa efektive kundër ndotjes, për të siguruar ajër të pastër dhe për të mbrojtur mjedisin.

Faktet janë të qarta: një qeveri që nuk arrin të mbrojë të drejtën e tyre për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm, nuk mund të konsiderohet as legjitime dhe as kompetente. Ndërkohë që qytetarët vuajnë pasojat e ndotjes, duke paguar çmimin më të lartë – shëndetin dhe jetën e tyre – kjo qeveri vazhdon të qëndrojë indiferente, duke shpërfillur kërkesat urgjente për veprim.

BDI-ja bën thirrje për veprime urgjente dhe të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse për të adresuar këtë krizë shëndetësore dhe mjedisore. Qytetarët e vendit meritojnë ajër të pastër, mbrojtje nga ndotja dhe një qeveri që i mbron dhe kujdeset për ta, jo një qeveri që i lë në mëshirën e fatit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Borë dhe shi në Kodrën e Diellit, mjegull në drejtimet rrugore Stracin – Kratovë dhe Veles – Katllanovë
Next Article Koalicioni VLEN: BDI në panik, nuk mbulohet dielli me shoshë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?