By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Dy imazhe të së njëjtës politikë: Stoilkoviqi dhe Mexhiti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Dy imazhe të së njëjtës politikë: Stoilkoviqi dhe Mexhiti
Maqedoni

BDI: Dy imazhe të së njëjtës politikë: Stoilkoviqi dhe Mexhiti

admin
Last updated: 09/01/2025 08:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 janar – Këtë javë, Kuvendi do të shqyrtojë iniciativën e BDI-së për shkarkimin e dy Zëvendëskryeministrave të Qeverisë – Stoilkoviqit dhe Mexhitit.

Ky është një hap i rëndësishëm për të mbrojtur unitetin, barazinë dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut.

Stoilkoviqi, një mbështetës besnik i “botës serbe” dhe pro-putinist i dëshmuar, prej kohësh është shquar për të minuar integritetin dhe pavarësinë e Maqedonisë së Veriut.

Ai ka promovuar agjenda të huaja që destabilizojnë rajonin dhe dëmtojnë përpjekjet tona për një të ardhme të qëndrueshme dhe të barabartë.

Politika e tij është përpjekje për të përçarë dhe për të dobësuar shtetin, duke i dhënë prioritet interesave të tjera mbi ato të qytetarëve të Maqedonisë.

Iniciativa jonë për shkarkimin e Stoilkoviqit nuk është vetëm një kundërshtim ndaj tij si individ, por një veprim i nevojshëm për të mbrojtur Maqedoninë nga politikat që minojnë unitetin dhe stabilitetin.

Ne nuk mund të lejojmë që një njeri që përfaqëson agjenda të huaja dhe që përpiqet të dëmtojë tani edhe institucionalisht raportet ndëretnike dhe marrëdhëniet tona ndërkombëtare të vazhdojë të drejtojë një sektor kaq të rëndësishëm për të ardhmen tonë.

Ndërkaq, iniciativa për shkarkimin e Mexhitit ka një qëllim edhe më të thellë.

Ky veprim nuk është vetëm një kritikë ndaj tij, por një mundësi për ta shpëtuar atë nga rreziku i shndërrimit të tij në shembëlltyrë të po të njëjtës politikë, thjeshtë të bëhet “faqja tjetër e monedhës së njëjtë” që përfaqëson Stoilkoviqi.

Në fakt, me këtë mocion mosbesimi duam t’i japim mundësi Mexhitit të braktisë homologun e vet Stoilkoviq dhe të tjerë që iu shërbejnë interesave të huaja, duke e vendosur pushtetin personal mbi interesin e përgjithshëm.

BDI ka marrë këtë hap për ta shpëtuar Mexhitin nga rreziku që përfundimisht të bëhet pjesë e politikave që Maqedoninë e largojnë nga rruga drejt një shteti të barabartë dhe të qëndrueshëm.

Ne besojmë se ky është momenti për t’ju dhënë fund përpjekjeve, edhe me ndihmën nga jashtë, që synojnë cënimin e stabilitetit politik e ndëretnik të vendit, të arritur me shumë mund, sakrifica e kompromise.

Injorimi i këtij angazhimi mund të përthellojë edhe më shumë ndasitë dhe të zvarrisë edhe më zhbllokimin e procesit të integrimit të vendit në BE.

Bashkimi Demokratik për Integrim

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për votim me postë
Next Article Reshje shiu dhe dëbore/ Parashikimi i motit për sot, 9 janar 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?