By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI-ja reagon për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI-ja reagon për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve
Maqedoni

BDI-ja reagon për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve

admin
Last updated: 22/01/2025 12:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 janar – Poshtrimi sistematik dhe hap pas hapi i statusit të gjuhës shqipe! Vlen do të mbajnë përgjegjësi historike për këtë tradhti.

Qeveria jolegjitime ka shkelur jo vetëm Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe Marrëveshjen e Ohrit dhe Ligjin për Gjuhët.

Miratimi i ndryshimit të ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, ku përcaktohet që licencat të lëshohen në gjuhën shqipe vetëm me kërkesën e përfituesit, është një akt që minimizon rëndësinë e gjuhës shqipe, duke e reduktuar nga gjuhë zyrtare dhe detyruese në një mundësi të kërkuar, duke shkelur me dy këmbë të drejtat themelore të shqiptarëve në këtë shtet.

Ky vendim është një hap prapa dhe një dështim tërësor për të respektuar standardet e barazisë dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe ligje ndërkombëtare.

Gjuha shqipe është një e drejtë e pacenueshme dhe nuk mund të trajtohet si një opsion që jepet sipas kërkesës.

Ky ndryshim i ligjit është një akt i papranueshëm dhe i dëmshëm për të ardhmen e marrëdhënieve interetnike dhe përmbushjen e premtimeve të bëra për të siguruar një shoqëri të barabartë.

BDI e ka bërë të qartë vazhdimisht: ne nuk do të pranojmë asnjë ulje të statusit të gjuhës shqipe, asnjë hap që cenon të drejtat e shqiptarëve dhe asnjë përpjekje për të shtyrë përpara një agjendë të padrejtë.

Ky ndryshim i ligjit është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në statusin e gjuhës shqipe. Kërkojmë nga Qeveria të korrigjojë menjëherë këtë gabim dhe të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit.

BDI do të vazhdojë të qëndrojë e fortë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, për të siguruar që gjuhët zyrtare të trajtohen me të njëjtin respekt dhe barazi, siç është paraparë nga ligjet e këtij shteti.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje partive të vlen, që të ndalojnë ndihmën që i bëjnë këtij poshtërimi dhe degradimi të statusit të gjuhës shqipe.

Do të mbajnë përgjegjësi historike për këtë tradhti, pasi asnjë privilegj pushteti nuk mund të justifikojë pjesëmarrjen në këtë akt që cenon dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Kjo Qeveri, kjo gjeneratë do t’i konfirmojë dhe do ta vazhdojë veprën e ilindenasve për Maqedoni sovrane
Next Article Toshkovski: Po mblidhen prova shtesë, nëse arratisja e Grubit ishte e organizuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?