By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Ku është Inspektorati për përdorimin e gjuhëve, drejtori I VLEN-it të japë dorëheqje menjëherë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Ku është Inspektorati për përdorimin e gjuhëve, drejtori I VLEN-it të japë dorëheqje menjëherë
Maqedoni

BDI: Ku është Inspektorati për përdorimin e gjuhëve, drejtori I VLEN-it të japë dorëheqje menjëherë

admin
Last updated: 20/07/2026 11:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Nga BDI thonë se Qyteti i Shkupit brenda një dite dy herë e shkeli hapur detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe. Sipas BDI-së, Shkupi është qytet dygjuhësh dhe institucionet e tij kanë obligim të qartë ligjor që shqipja të përdoret në komunikimin zyrtar.
Kumtesa e plotë:
Brenda një dite, Qyteti i Shkupit dy herë e shkeli hapur detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe. Shkupi është qytet dygjuhësh dhe institucionet e tij kanë obligim të qartë ligjor që shqipja të përdoret në komunikimin zyrtar.

Përballë qytetarëve, përballë reagimit publik dhe përballë ligjit, Qyteti i Shkupit vazhdoi ta injorojë gjuhën shqipe, duke treguar përbuzje ndaj ligjit, ndaj shqiptarëve dhe ndaj karakterit shumetnik të kryeqytetit.

Në këtë situatë, pyetja është e drejtpërdrejtë: ku është Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve?

Ky institucion u krijua pikërisht për të evidentuar shkeljet, për të urdhëruar korrigjimin e tyre dhe për të shqiptuar masa ndaj institucioneve që nuk e zbatojnë ligjin. Për ngritjen e tij janë investuar vite pune, kuadro, trajnime dhe kapacitete institucionale. Sot, një drejtor i emëruar nga VLEN-i e ka paralizuar Inspektoratin dhe po hesht përballë shkeljeve flagrante.

Heshtja e Inspektoratit e inkurajon shkeljen e ligjit dhe e shndërron përjashtimin e gjuhës shqipe në praktikë institucionale.

Kërkojmë:

Dorëheqjen e menjëhershme të drejtorit të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve.

Përgjegjësi politike nga VLEN-i, i cili ka kapur dhe bllokuar funksionimin e këtij institucioni.

Veprim të menjëhershëm ligjor ndaj të gjithë përgjegjësve që shkelin Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe nxisin përçarje e urrejtje mbi baza etnike.

Ligji duhet të zbatohet. Inspektorati duhet të veprojë. Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sveçla i kundërpërgjigjet Ramës pas reagimit për raportet Kosovë-SHBA: Merru me Prishtinën
Next Article Peci: 1 milion euro për fermerët që investojnë përmes kredive
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?