By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: LSDM ka zgjedhur të shfrytëzon valën e albanofobisë, duke ndjekur rrugën e VMRO-DPMNE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: LSDM ka zgjedhur të shfrytëzon valën e albanofobisë, duke ndjekur rrugën e VMRO-DPMNE-së
Maqedoni

BDI: LSDM ka zgjedhur të shfrytëzon valën e albanofobisë, duke ndjekur rrugën e VMRO-DPMNE-së

admin
Last updated: 10/01/2025 09:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 janar – Në një përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar politikisht, LSDM ka zgjedhur të shfrytëzon valën e albanofobisë, duke ndjekur rrugën e VMRO-DPMNE-së.

Në vend që të përballet me krizën e vet dhe të marrë përgjegjësinë për dështimin e tyre, ajo po kërkon shpëtim duke i ushqyer maqedonasve një armik të rremë: shqiptarët.

Por e vërteta është e thjeshtë: maqedonasit nuk e urrejnë BDI-në se kinse paska korrupsion – ata e urrejnë sepse BDI fuqizoi shqiptarët dhe ndryshoi ekuilibrat e vjetër të pushtetit dhe prishi monopolet etnike. Ata nuk e shohin BDI-në si problem të krimit, sepse vetë partitë maqedonase kanë sunduar këtë vend për 30 vjet duke e plaçkitur dhe degraduar.

Maqedonasit sot po manipulohet të besojnë se shqiptarët janë kërcënimi i tyre ekzistencial. Por kush po e mbjell këtë ide?

Sot, partitë maqedonase, duke pasur në krye të qeverisë eksponentë të ‘botës serbe’, po mbjellin tek maqedonasit frikën se shqiptarët janë armiku i tyre. Në realitet, shqiptarët nuk kanë qenë dhe nuk janë kërcënimi ekzistencial i maqedonasve.

Kërcënimi i tyre i vërtetë janë ata që mohojnë kishën e tyre, gjuhën e tyre, identitetin e tyre.

Ata që duan ta mbajnë Maqedoninë e Veriut të dobët, të izoluar dhe të përçarë, janë ata që po injektojnë këtë psikologji frike. Albanofobia nuk është një ndjenjë spontane e maqedonasve – ajo është një projekt politik, i nxitur dhe i financuar nga interesa të huaja për ta mbajtur Maqedoninë e Veriut peng të konfliktit dhe pasigurisë.

Dhe fatkeqësisht, partitë maqedonase, në vend që të udhëheqin popullin e tyre drejt një të ardhmeje të përbashkët dhe të sigurt, po zgjedhin ta përdorin këtë ndjenjë për përfitime të ulëta politike.

Gjatë periudhës kur LSDM ishte në opozitë, deri në vitin 2017, kjo parti kishte bërë një fushatë të fuqishme kundër BDI-së, duke e akuzuar për shërbyerjen si “patericë e VMRO-së.”

Ata tani po ndjekin të njëjtin udhëzim, duke përdorur albanofobinë si një mjet për të fituar pikë politike. Por koha e këtyre lojërave po mbaron. Shqiptarët nuk do të pranojnë të bëhen kurban i politikave të dështuara të LSDM-së apo DPMNE-së apo i agjendave të huaja që punojnë kundër Maqedonisë së Veriut. Ky vend nuk ka të ardhme mbi urrejtjen dhe ndarjet etnike.

Ata që sot zgjedhin të nxisin përçarje, nesër do të mbeten vetëm në rrënojat e një politike të djegur.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump e pranon: Putin kërkon të më takojë
Next Article Paraburgim për dy persona nga Shtipi, kanë zhvatur një person dhe kanë djegur një makinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?