By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Mickoski vazhdon edhe në skenë publike të demonstrojë përbuzje ndaj shqiptarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Mickoski vazhdon edhe në skenë publike të demonstrojë përbuzje ndaj shqiptarëve
Maqedoni

BDI: Mickoski vazhdon edhe në skenë publike të demonstrojë përbuzje ndaj shqiptarëve

admin
Last updated: 23/05/2025 09:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Përulja publike e kryetarit të komunës së Tetovës përpara të gjitha kamerave, përpara gjithë opinionit, përfaqëson pasojë logjike të dominimit monoetnik në Qeveri, i cili me kalimin e kohës gjithnjë më hapur po del në sipërfaqe, thuhet në reagimin e BDI-së.

“Kjo nuk është hera e parë që Mickoski sillet në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve. Nuk është rastësi. Është shprehje e preferencave të tij personale në politikë. Është nënçmim i qëllimshëm, kësaj radhe në skenë publike. Është mënyra e tij për të treguar kush vendos dhe kush hesht. Ose, siç mburren edhe vetë përreth tij, ai po e përmbush premtimin parazgjedhor – “t’ua tregojë vendin shqiptarëve në këtë shtet.”

Nuk është rastësi që Kryeministri e “disiplinoi” Kryetarin e Komunës për çështjen e punësimit të shqiptarëve.

Kjo padrejtësi sistemike po ndodh në vazhdimësi dhe është një nga politikat kyçe për realizimin e dominimit monoetnik. Fillimisht, e vunë Gjykatën Kushtetuese në shërbim të premtimeve të tyre parazgjedhore dhe e shfuqizuan Balancuesin; më pas, pa mekanizma mbrojtës ndaj majorizimit, filluan me një seri punësimesh dhe avancimesh në të gjitha institucionet, pa punësuar asnjë shqiptar, duke e normalizuar gradualisht dominimin monoetnik në administratë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga BDI shtojnë se në Zhelinë nuk u përul vetëm një njeri, por u shkeli decentralizimi kushtetues, që është një prej përfitimeve më të rëndësishme për qytetarët nga Marrëveshja e Ohrit.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti shtroi darkë pune për Kallas, Qeveria jep detaje nga takimi
Next Article Gonxhja: Teatri i ri Kombëtar po merr formë çdo ditë e më shumë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?