By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Nuk nevojitet zgjidhje e re për provimin e jurisprudencës, por zbatim i Ligjit për Gjuhët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Nuk nevojitet zgjidhje e re për provimin e jurisprudencës, por zbatim i Ligjit për Gjuhët
Maqedoni

BDI: Nuk nevojitet zgjidhje e re për provimin e jurisprudencës, por zbatim i Ligjit për Gjuhët

admin
Last updated: 19/05/2026 16:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 Maj, Zhurnal.mk – Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave të VMRO-DPMNE lidhur me kërkimin e një “zgjidhjeje ligjore” për provimin e jurisprudencës, duke vlerësuar se kjo paraqet një përpjekje për anashkalimin dhe sabotimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Nga BDI thonë se problemi nuk qëndron te mungesa e një zgjidhjeje ligjore, pasi sipas tyre zgjidhja tashmë ekziston në vetë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, konkretisht në nenin 23.

Sipas partisë, ky nen përcakton qartë se të gjitha ligjet e tjera duhet të harmonizohen me Ligjin për Gjuhët brenda 12 muajve nga hyrja e tij në fuqi, çka nënkupton se nuk nevojitet një zgjidhje e re, por vetëm zbatimi i dispozitave ekzistuese ligjore.

BDI vlerëson se çdo përpjekje për të kërkuar zgjidhje alternative ose paralele jashtë nenit 23 përbën goditje direkte ndaj parimit të universalitetit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe tentativë për ta reduktuar atë në zbatim selektiv dhe të kufizuar.

“Nuk do të lejojmë asnjë interpretim apo ndërhyrje ligjore me të cilën Ligji për Përdorimin e Gjuhëve do të vihej në pozitë të nënshtruar ndaj ligjeve të tjera apo të hapej rruga për zbatim selektiv të tij”, thuhet në reagimin e partisë.

Nga BDI theksojnë se respektimi i Ligjit për Gjuhët nuk është çështje e vullnetit politik, por obligim kushtetues dhe ligjor.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami: Shkollat kanë nevojë për më shumë komunikim dhe më pak telefona
Next Article Kështu do të duken fletëvotimet për zgjedhjet e 7 qershorit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?