By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI propozon veting me monitorim ndërkombëtar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI propozon veting me monitorim ndërkombëtar
Maqedoni

BDI propozon veting me monitorim ndërkombëtar

admin
Last updated: 26/08/2025 11:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, gusht – VMRO-DPMNE është partia më pak e thirrur për të mbajtur leksione për luftën kundër korrupsionit,  kriminalitetit dhe ndërhyrjes politike, sepse sot, nga pozita e pushtetit, po demonstron qartë se ka vetëm një synim: kapjen e plotë të shtetit dhe sidomos të drejtësisë. Nën drejtimin e kësaj qeverie, politika po ndërhyn hapur në Prokurori, Këshillin Gjyqësor Republikan dhe në Këshillin e Prokurorëve, me skenarë klasikë politikë për ta vënë drejtësinë nën kontroll, theksohet në komunikatën e BDI-së, që MIA e transmeton në formë integrale.

BDI nuk i frikësohet drejtësisë së pavarur dhe as transparencës. Përkundrazi, ne ofrojmë zgjidhje konkrete: vetting me monitorim ndërkombëtar, që të pastrohet skena politike dhe publike nga çdo ndikim korruptiv. Le të hetohet pasuria e çdo politikani dhe çdo partie politike. Le të hetohet procesi më i madh korruptiv në vend – privatizimi – i cili krijoi oligarkë të paprekshëm me monopole në sektorë kyç të ekonomisë, që sot bëjnë gjithçka për ta penguar integrimin europian, nga frika e konkurrencës së ndershme.

BDI kërkon që hetimi të shtrihet edhe mbi institucionet e sigurimit shtetëror dhe punonjësit e tyre që nga viti 1945 e deri më sot, sepse vetëm kështu mund të mbyllet një kapitull i errët i së kaluarës dhe të ndërtohet një shtet ku askush nuk është mbi ligjin. Ata që nuk kanë çfarë të fshehin, e pranojnë vetingun.

Ka kaluar koha e projekteve monoetnike dhe e supremacisë etnike. Maqedonia e Veriut ndërtohet vetëm së bashku, në frymën e multietnicitetit dhe barazisë, jo duke përdorur petkun e “luftës kundër korrupsionit” për të realizuar agjenda që e minojnë shtetin dhe kapin atë për të realizuar agjenda monoetnike.

BDI mbetet e vendosur për ta çuar vendin përpara drejt integrimit europian, me institucione të pastra, me drejtësi të pavarur dhe me një shoqëri që i jep fund tranzicionit të pafund.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KShPK dhe Prokuroria konstatuan: Nuk ka parregullsi në organizimin e Samitit të OSBE-së në Shkup
Next Article Limaj: Pa marrëveshje politike nuk mund të formohen institucionet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?