By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Pse qeveria fsheh të vërtetën për lidhjet e agjencisë “Rubikon”?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Pse qeveria fsheh të vërtetën për lidhjet e agjencisë “Rubikon”?
Maqedoni

BDI: Pse qeveria fsheh të vërtetën për lidhjet e agjencisë “Rubikon”?

admin
Last updated: 31/03/2025 11:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 mars – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon transparencë të plotë nga qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me aktivitetet dhe përgjegjësinë e agjencisë së sigurimit “Rubikon” në natën tragjike në Koçan.

Kjo agjenci, e afërt me partinë në pushtet, ishte përgjegjëse për sigurinë e kabaresë në Koçan natën kur ndodhi tragjedia që mori 59 jetë të pafajshme.

Prandaj, qeveria ka për detyrë t’i japë publikut përgjigje të qarta:

• Kush janë klientët e tjerë të “Rubikon”?
• A kanë pasur kontrata të rregullta sigurie dhe sigurues të licencuar?
• A ka kryer ndonjëherë MPB inspektim ose kontroll mbi këtë agjenci?
• A po mbrohet kjo kompani për shkak të lidhjeve të saj me pushtetin?
• A është e vërtetë që kjo agjenci i shantazhon kompanitë që ta angazhojnë, duke u mburrur me lidhjet e saj të ngushta me autoritete të larta partiake?

Në vend që ta përdorë drejtësinë për të goditur kundërshtarët politikë, qeveria duhet të japë llogari për dështimet e saj dhe për ata që vërtet mbajnë përgjegjësi për këtë tragjedi.

BDI kërkon një hetim të plotë, të paanshëm dhe të drejtë për këtë rast, si dhe përgjegjësi nga të gjithë ata që kanë lejuar një situatë të tillë të ndodhë.

Qytetarët meritojnë të vërtetën, jo lojëra politike dhe mbulim të skandaleve” – thonë nga BDI.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “E Majta” propozon që pushimi i lehonisë të zgjatet në 18 muaj
Next Article Kishte ikur nga Burgu i Idrizovës, arrestohet 61-vjeçari nga Reçani i Gostivarit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?