By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI shpreh zhgënjimin e thellë për përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga pozitat e rëndësishme shtetërore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI shpreh zhgënjimin e thellë për përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga pozitat e rëndësishme shtetërore
Maqedoni

BDI shpreh zhgënjimin e thellë për përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga pozitat e rëndësishme shtetërore

admin
Last updated: 15/05/2025 09:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 maj – Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë që as Qeveria, as Presidentja, e as struktura politike udhëheqëse në përgjithësi, nuk tregojnë as minimumin e kujdesit për përfaqësimin e denjë të shqiptarëve në rrjedhat shoqërore të vendit.

Më 21 maj pritet të votohet Guvernatori i ri i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut – dhe askush më as që e përmend mundësinë që kjo pozitë t’i besohet një shqiptari. Sjellja është sikur kjo pozitë i takon ekskluzivisht maqedonasve etnikë dhe sikur kjo është punë e mbaruar paraprakisht. Në listën e ngushtë të katër kandidatëve aktualë, jo vetëm që nuk ka asnjë shqiptar, por ajo nuk pasqyron në asnjë mënyrë karakterin multietnik të shtetit.

Edhe pse përzgjedhja ndjek procedura të qarta kushtetuese dhe ligjore – duke kaluar përmes Presidentes dhe më pas Kuvendit – përfaqësuesit politikë shqiptarë brenda shumicës parlamentare duhej të siguronin të paktën përfshirjen në listën e ngushtë të njërit prej ekspertëve shqiptarë të lartë të ekonomisë, të cilët ky vend i ka me bollëk.

Por, për fat të keq, duket sikur sot nuk guxojnë as të pyesin për këto pozita – e lëre më të luftojnë për emërimin e një shqiptari në një funksion kaq të lartë shtetëror.

Kjo vetëm sa e thellon shijen e hidhur tek qytetarët shqiptarë – një realitet i vendosur nga vetë Kryeministri, i cili në mënyrë të qëllimshme krijoi rreth vetes rrethe koncentrike të mbyllura etnikisht: fillimisht në Kabinetin e tij, pastaj në rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve me të cilët udhëton në vizita zyrtare, dhe tani edhe në zgjedhjen e Guvernatorit, sikur shqiptarët nuk kanë përfaqësues që mund të hyjnë në listën e ngushtë për këtë detyrë të lartë publike.

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i të gjithë qytetarëve të saj – pa dallim etnie apo përkatësie tjetër.

Dhe Kushtetuta e vendit e obligon shtetin të sigurojë shpërndarje të drejtë dhe përfaqësim të barabartë të të gjitha komuniteteve etnike në jetën publike.

I bëjmë thirrje Presidentes që, brenda kompetencave të saj, të tregojë më shumë përkushtim ndaj frymës së Kushtetutës që garanton karakterin multietnik të shtetit, sesa ndaj kërkesave që i vijnë nga Qeveria.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Next Article Gjithçka gati në Turqi – mungon Putin, Zelensky i gatshëm për takimin e paqes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?