By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Shqiptarët nuk do të pranojnë që të përdoren si vegla në skenarë të shkruar në selitë e partive maqedonase
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Shqiptarët nuk do të pranojnë që të përdoren si vegla në skenarë të shkruar në selitë e partive maqedonase
Maqedoni

BDI: Shqiptarët nuk do të pranojnë që të përdoren si vegla në skenarë të shkruar në selitë e partive maqedonase

admin
Last updated: 23/09/2024 10:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 shtator – Bashkimi Demokratik për Integrim tha se, Shqiptarët nuk do të jenë vegla të skenarëve të të tjerëve dhe për partitë shqiptare në pushtet, tha se, Në vend që të ndërtojnë politika që i shërbejnë interesave kombëtare të shqiptarëve, këto subjekte janë bërë vegla të forcave që synojnë të dëmtojnë interesat tona.

“Pas zbulimit të turpshëm të djeshëm, ku deklaratat e disa partive shqiptare dolën se janë shkruar në selitë e partive maqedonase dhe më pas janë dorëzuar për të sulmuar BDI-në dhe liderin tonë, Ali Ahmeti, duam të nënvizojmë se ky akt ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë të thellë në mesin e shqiptarëve. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë që të përdoren si vegla në skenarë të shkruar në selitë e partive maqedonase.

Në vend që të ndërtojnë politika që i shërbejnë interesave kombëtare të shqiptarëve, këto subjekte janë bërë vegla të forcave që synojnë të dëmtojnë interesat tona. Ky është një sulm jo vetëm ndaj një partie apo një individi, por një përpjekje për të ulur dinjitetin dhe aspiratat kombëtare të shqiptarëve.

BDI mbetet e vendosur në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve, me transparencë dhe dinjitet. Nuk do të lejojmë që këto manovra të ulëta të na ndalin në rrugën tonë drejt përmbushjes së aspiratave të shqiptarëve për barazi dhe përfaqësim të drejtë. Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar dhe vigjilentë ndaj këtyre përpjekjeve për të na përçarë dhe për të manipuluar opinionin publik.

BDI dhe Ali Ahmeti do të vazhdojnë me përkushtim maksimal të udhëheqin kauzën shqiptare me dinjitet, gjithmonë duke respektuar vullnetin dhe aspiratat e popullit shqiptar”, tha BDI.

You Might Also Like

VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe bashkëpunimi ndërshqiptar nuk duhet të bëhen viktimë e interesave partiake

Nesër në Shkup do të kryhet dezinsektim ajror

Mickoski nga Manastiri: Qeveria do të vazhdojë të investojë, qyteti mbetet prioritet kryesor

Aziri: Diaspora të votojë edhe në zgjedhjet lokale ose ligjin do ta bllokojmë

Editorial / Çfarë po ndodh me sistemin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Polici amerikan vishet me kostum të pulës, ka për qëllim të kap shoferët që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit
Next Article Sarrazin: Kosova rrezikon izolim më të thellë për shkak të ndalimit të importeve serbe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Franca vendos 9 departamente në alarm të kuq, zjarret vazhdojnë
Bota
Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë
Shqipëri
VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe bashkëpunimi ndërshqiptar nuk duhet të bëhen viktimë e interesave partiake
Maqedoni
Nesër në Shkup do të kryhet dezinsektim ajror
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?