By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: VLEN nuk mund të fitojë pa ndihmën e të tjerëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: VLEN nuk mund të fitojë pa ndihmën e të tjerëve
Maqedoni

BDI: VLEN nuk mund të fitojë pa ndihmën e të tjerëve

admin
Last updated: 02/02/2025 12:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shkurt – Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar pas deklaratës së fundit të kreut të LD-së, Izet Mexhiti, i cili tha se në zgjedhjet lokale koalicioni VLEN do të bashkëpunojë me VMRO-DPMNE-në.

Nga BDI thonë se dallimi mes tyre dhe VLEN është se ata e marrim fuqinë nga populli, derisa sipas tyre, VLEN e marrin nga të tjerët.

“Deklaratat e fundit mbi të ashtuquajturën “mbështetje të ndërsjellë” me OBRM-PDUKM-në, për zgjedhjet lokale nuk janë asgjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar për të krijuar një iluzion force aty ku nuk ka as mbështetje, as legjitimitet. Realiteti është i qartë: ata nuk mund të fitojnë asnjë garë pa ndihmën e të tjerëve, sepse shqiptarët tashmë i kanë refuzuar. Në zgjedhjet e fundit, shqiptarët dhanë një mesazh të qartë: ata nuk i shohin si përfaqësues të tyre. Koalicioni i tyre u refuzua nga votuesit dhe sot, me një parti që nuk kalon as 1% mbështetje, nuk po përpiqen të rikthejnë besimin e shqiptarëve, por po kërkojnë shpëtim diku tjetër. Prandaj, kanë zgjedhur t’i dorëzohen një partie maqedonase, duke shpresuar se votat e saj do t’i mbajnë politikisht në lojë. Por shqiptarët e dinë mirë: një parti që nuk ka mbështetje mes shqiptarëve nuk mund të fitojë për shqiptarët, e aq më pak të udhëheqë komunat shqiptare. Përtej fjalëve dhe justifikimeve, e vërteta është e thjeshtë: kush nuk ka mbështetjen e popullit të vet, nuk mund të marrë përsipër të përfaqësojë askënd. Ky është dallimi i madh: ne e marrim fuqinë nga populli, ndërsa ata po përpiqen ta marrin nga të tjerët. Fitorja nuk blihet, as nuk huazohet. Fitorja fitohet. Dhe ne do ta fitojmë sërish!”, thonë nga BDI.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Po zhvillohet një aksion i madh policor ndërkombëtar në vend
Next Article Filipçe: Administrata Tramp mund të ofrojë ndihmë konkrete

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?