By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli
Shqipëri

Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli

admin
Last updated: 14/05/2026 15:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 14 maj Zhurnal.mk – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli, Admiral George M. Wikoff.

Begaj përgëzoi Admiralin George M. Wikoff për vizionin me të cilin po drejton Komandën e Forcës së Bashkuar në Napoli në një situatë komplekse gjeopolitike dhe vlerësoi këtë Komandë me rol thelbësor për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

“Komanda e Forcës së Përbashkët dhe misioni i KFOR-it janë shtylla të forta për paqen dhe stabilitetin në rajon”, – vlerësoi ai.

Presidenti theksoi rëndësinë që ka për Shqipërinë Partneriteti strategjik me SHBA -të.

“Ky partneritet strategjik është shumë i çmuar për Shqipërinë dhe ka qenë transformues për Forcat e Armatosura Shqiptare”, – u shpreh Presidenti i Republikës, i cili vlerësoi prezencën amerikane dhe të NATO-s në rajon si të donosdoshme dhe garanci për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin.

Përballë situatës aktuale të sigurisë të rrezikuar nga vatrat e konfliktit në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, Presidenti i Republikës u shpreh se në këtë kohë duhet marrë më shumë përgjegjësi për të investuar, si për mbrojtjen kombëtare, edhe për atë kolektive.

“Në këtë drejtim Shqipëria është e angazhuar në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve mbrojtëse dhe modernizimit të Forcave të Armatosura si edhe për rritjen e kontributit në Aleancë”, – tha Presidenti Begaj.

Duke iu referuar nismave ndërshtetërore që lidhen me sigurinë dhe zhvillimin rajonal, Presidenti i Republikës shprehu falënderim për mbështetjen e SHBA-ve dhe Komandës së Forcave të Përbashkëta të Aleancës në Napoli për përfshirjen e Korridorit VIII në korridoret e reja të lëvizshmërisë.

“Korridori VIII ka një rëndësi strategjike për Shqipërinë, rajonin dhe NATO-n jo vetëm për sigurinë dhe fushën e mbrojtjes, por edhe për forcimin e marrëdhënieve të vendeve në rajon dhe është një investim në stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, – vlerësoi Kreu i Shtetit”.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-së në KFOR për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe për të mbështetur stabilitetin më të gjerë rajonal në Ballkanin Perëndimor. “Për Shqipërinë, prania e NATO-s, KFOR-it dhe prezencës amerikane në KFOR është me rëndësi strategjike dhe thelbësore për të ardhmen e të gjithë rajonit”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Në fund të takimit, Presidenti Begaj siguroi Admiralin George M. Wikoff se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj partneritetit të fortë strategjik të SHBA-së, dhe ndaj NATO-s.

You Might Also Like

Po riparonin skafin në Porto Palermo, benzina merr flakë dhe plagos katër persona

Njësi e re në Policinë e Shtetit për Krimet Mjedisore, Lamallari: Për Policinë, zjarri nuk përfundon kur fiket

Fluks i lartë në hyrje përmes Portit të Vlorës, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë brenda ditës

Tatimet shtojnë kontrollet ndaj tregtisë online, në fokus formalizimi dhe konkurrenca e ndershme

AMA: 79 marrëveshje për përsëritjen e shërbimeve audiovizive, nuk ka prova për kufizim të konkurrencës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Editorial/ Po sikur në Bullgari 25% e popullatës të ishin maqedonas etnik
Next Article Pas Neymarit, Ancelotti flet edhe për Thiago Silvën: Është në radarin tonë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?