By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Begaj pret në takim Presidenten sllovene: Sllovenia, mbështetëse e zgjerimit të BE dhe rrugëtimit të Shqipërisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Begaj pret në takim Presidenten sllovene: Sllovenia, mbështetëse e zgjerimit të BE dhe rrugëtimit të Shqipërisë
Shqipëri

Begaj pret në takim Presidenten sllovene: Sllovenia, mbështetëse e zgjerimit të BE dhe rrugëtimit të Shqipërisë

admin
Last updated: 23/05/2024 14:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, vlerësoi mbështetjen në procesin e integrimit evropian të dhënë për vendin tonë.

“Shqipëria dhe Sllovenia gëzojnë një miqësi tradicionale dhe zhvillojnë marrëdhënie shumë të mira, të cilat bazohen jo vetëm në interesa të përbashkëta dypalëshe dhe rajonale, por edhe në vlera të përbashkëta dhe partneritete strategjike, sidomos në kuadër të NATO-s dhe perspektivës së përbashkët europiane”, tha Begaj.

Shqiptarët që jetojnë në Slloveninë mike, theksoi Begaj, janë një garanci e shtuar e bashkëpunimit tonë të suksesshëm, të sotëm dhe në të ardhmen.

Ai vlerësoi si të çmuar mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në procesin e zgjerimit europian të Ballkanit dhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE në veçanti.

“Roli juaj në kuadër të “Miqve të Ballkanit Perëndimor” është një prej dëshmive të shumta”, tha Begaj.

Sipas tij, zgjerimi 2030 që doli si produkt i forumit strategjik të BLED-it është prova konkrete e mbështetjes sllovene. “Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë fort të bëjmë realitet këtë plan”, theksoi ai.

Po ashtu, Begaj vuri në dukje se edhe bashkëpunimi në NATO ka qenë shumë i mirë.

Presidenti vlerësoi në veçanti, kontributin e Sllovenisë me pjesëmarrjen në trupat e KFOR-it në Kosovë, dhe rolin që luan Sllovenia dhe Shqipëria për paqen dhe sigurinë në rajon.
Shqipëria, tha Begaj, është një zë i fuqishëm për integrimin euroatlantik të rajonit.

“Ne jemi të interesuar për një rajon në paqe të zhvilluar dhe të integruar edhe në rajon dhe në BE”, deklaroi Presidenti.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Është 51 vjeçe – por pak njerëz mund ta besojnë moshën e Alessia Marcuzzit, ish gruas së futbollistit të njohur italian
Next Article Projekt rezolutë për mbrojtjen e grave gazetare në Kuvendin e Shqipërisë, dorëzohet nga dy deputet e opozitës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?