By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Begaj pret të Ngarkuarën e re me Punë të SHBA në Tiranë: Partneritet strategjik me Uashingtonin! Ambasada Amerikane: Nancy Van Horn koordinoi mesazhet në mbi 40 ambasada në Europë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Begaj pret të Ngarkuarën e re me Punë të SHBA në Tiranë: Partneritet strategjik me Uashingtonin! Ambasada Amerikane: Nancy Van Horn koordinoi mesazhet në mbi 40 ambasada në Europë
Shqipëri

Begaj pret të Ngarkuarën e re me Punë të SHBA në Tiranë: Partneritet strategjik me Uashingtonin! Ambasada Amerikane: Nancy Van Horn koordinoi mesazhet në mbi 40 ambasada në Europë

admin
Last updated: 05/08/2024 13:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim të Ngarkuarën e re me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy Van Horn.

Kreu i Shtetit uroi diplomaten amerikane për nisjen e detyrës, duke shprehur besimin se gjatë mandatit të saj do të pëforcohet më tej partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në këtë partneritet strategjik, duke shprehur mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen bujare dhe vendimtare ndaj vendit tonë.

Presidenti i Republikës theksoi, gjithashtu, se mbështetja e SHBA-së rrit angazhimin e Shqipërisë për reformat demokratike dhe sundimin e ligjit, përpjekje këto të qëndrueshme me synim finalizimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Për sa i përket situatës në rajon, Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria vlerëson angazhimin e administratës amerikane, duke theksuar se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor mbetet vendimtar.

Në takim u vlerësua roli i Shqipërisë për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal, përkushtimi në misionet ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë, si edhe qëndrimi kundër përpjekjeve që cenojnë paqen përmes zgjerimit të konflikteve.

“E ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Presidentin Bajram Begaj. Znj. VanHorn dhe Presidenti Begaj diskutuan për miqësinë e qëndrueshme midis kombeve tona dhe përkushtimin tonë të përbashkët për vlerat e ndërsjella drejt një të ardhmeje më të sigurt, demokratike dhe më të begatë.

Bashkohuni me ne për të mirëpritur të Ngarkuarën tonë të re me Punë, Nancy VanHorn, në Shqipëri! Znj. VanHorn është një diplomate karriere e cila iu bashkua Shërbimit të Jashtëm në 2007 dhe së fundi përfundoi detyrën e saj si Zëdhënëse e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, duke koordinuar mesazhet për më shumë se 40 ambasada në Europë. Na ndiqni për të mësuar më shumë rreth rrugëtimit dhe punës së saj. Mirë se vjen në Shqipëri!”, shkruan ambasada e SHBA.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha reagon për zgjedhjet në Himarë: Krim monstruoz kriminal, u grabit mandati
Next Article Zgjedhjet dhe fitorja e Tavos në Himarë, Spiropali: Populli dëshmoi një kulturë të lartë politike e demokratike! Punë të mëdha të presin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?