By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bëhet pagesa e tretë e kredisë hungareze për kompanitë, për ministren e Financave kjo është një kontribut i rëndësishëm ndaj rritjes ekonomike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bëhet pagesa e tretë e kredisë hungareze për kompanitë, për ministren e Financave kjo është një kontribut i rëndësishëm ndaj rritjes ekonomike
Maqedoni

Bëhet pagesa e tretë e kredisë hungareze për kompanitë, për ministren e Financave kjo është një kontribut i rëndësishëm ndaj rritjes ekonomike

admin
Last updated: 15/05/2025 11:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 maj – Pasi që ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska dje kumtoi se nga Buxheti qendror është bërë pagesa e tretë e kredisë hungareze destinuar për kompanitë, sot Banka zhvillimore informoi se mjetet tashmë janë paguar.

Mjetet në vlerë prej 41,3 milionë euro janë të destinuara për 175 projekte të miratuara të kompanive vendase. Me këto mjete mbështeten nëntë kompani mikro, 91 të vogla, 57 të mesme dhe 18 kompani të mëdha në vend.

“Pjesa më e madhe e mjeteve në këtë pagesë janë të destinuara për financim të 91 projekteve të kompanive të vogla dhe 19,5 milionë euro për investime në pajisje. Sipas strukturës së veprimtarisë, nga kjo pagesë një pjesë më e madhe e mjeteve janë paguar për mbështetje të kompanive të cilat kanë veprimtari para së gjithash nga fusha e prodhimtarisë, në vlerë prej 13,6 milionë euro. Struktura sipas llojit të investimit nga kjo pagesë është si më poshtë: 45 për qind në ndërtim, 47 për qind në pajisje, 2 për qind në burime të rinovueshme të energjisë dhe 6 për qind investime në mjete transporti”, informojnë nga Banka zhvillimore.

Me këtë pagesë, janë paguar gjithsej 125.8 milionë euro bankave komerciale, gjegjësisht gjysma e 250 milionë eurove të planifikuara të destinuara për të mbështetur ekonominë përmes linjës kreditore për investim dhe zhvillim, me çka janë financuar 470 projekte të kompanive vendase.

Sipas ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska mjetet që do të injektohen në ekonomi janë një kontribut i rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe do të jenë një katalizator drejt arritjes së parashikimit prej 3,7 për qind.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta arriti në Shkup, u prit nga ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani
Next Article Hoxha me kryeministrin britanik në portin e Durrësit: Histori suksesi në menaxhimin e migracionit të paligjshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?