By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bekë Berisha nis përgatitjet për zgjedhjet lokale – përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bekë Berisha nis përgatitjet për zgjedhjet lokale – përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë
Maqedoni

Bekë Berisha nis përgatitjet për zgjedhjet lokale – përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë

admin
Last updated: 30/06/2025 14:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka konfirmuar edhe njëherë se do të garojë për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka ftuar aktivistët e AAK-së që të marrin pjesë në konsultimet për listën e Asamblesë Komunale.

“Të nderuar aktivistë të Aleancës që keni kontribuuar ndër vite në Prishtinë, ju ftoj të gjithëve që së bashku t’i bëjmë konsultimet për listën për Asamblenë Komunale dhe për punët që na presin përpara”, ka shkruar Berisha.

Ai ka theksuar rëndësinë e angazhimit të secilit anëtar të partisë në organizimin e fushatës.

“Kërkoj angazhimin dhe aktivizimin e secilit prej jush, që këtë fushatë ta organizojmë ashtu siç na ka hije”, u shpreh Berisha.

Berisha ka thënë se kandidaturën e ka pranuar me bindje të plotë dhe beson se kësaj radhe do të kenë sukses në kryeqytet.

“Kandidaturën për kryetar e kam pranuar me bindjen e plotë se kësaj radhe do t’ia dalim bashkë për Prishtinën.”

Ai ka njoftuar gjithashtu se do të prijë edhe listës për Asamblenë Komunale dhe se konsultimet do të përfundojnë deri të premten.

“Jam kandidati juaj për kryetar dhe, po ashtu, do t’i prij edhe listës për Asamble Komunale. Konsultimet tona do t’i përfundojmë deri të premten. Sa i përket çështjes së koalicionit aktual, vendimin do ta marrë gjatë ditëve në vijim”, tha Berisha.

Në fund të postimit të tij, Berisha ka shprehur optimizëm dhe ka uruar sukses për strukturën e partisë, “Dalshim faqebardhë!”.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Christensen tanimë ka refuzuar dy oferta, e ardhmja e danezit ende e paqartë
Next Article MPB në Gjevgjeli nis iniciativën “Vozit i pushuar”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?