By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë
Maqedoni

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

admin
Last updated: 14/02/2025 20:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të enjten ka njoftuar se ka marrë vendim që të mos bashkëpunojë me Qeverinë lidhur me festimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

E, për këtë ka reaguar edhe ish-kryetari Skenderajt, Bekim Jashari, i cili tërthorazi ka kritikuar OVL-UÇK-në, duke shkruar se nuk është momenti për bojkot të momenteve festive, transmeton Telegrafi.

“Kur erdhi dita për t’i dalë zot atdheut, bijtë dhe bijat e Kosovës iu përgjigjën kushtrimit pa hezitim, duke lënë mënjanë çdo dallim. Vetëm pak ishin ata që bojkotuan dhe nuk u bënë pjesë e “dasmës së lirisë”. Sot kemi mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, të fituara me gjak dhe sakrificë. Bojkoti i këtyre momenteve nuk ndryshon rrjedhën e historisë, por flet shumë për ata që zgjedhin ta bëjnë”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shkruar se “Kosova është meritë e të gjithëve, dhe në vend të bojkotit, mirënjohja dhe nderimi për ata që na sollën lirinë duhet të na bashkojnë”.

“Siç thoshte mixha Rifat: “Humba 56 anëtarë të familjes, por fitova zemrat e miliona shqiptarëve.” Asgjë nuk mund ta zbehë madhështinë e kësaj feste! Lavdi dëshmorëve”, shkruan Jashari.

Ndryshe, kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot në mbledhjen e mbajtur ka marr vendim që të mos bashkëpunojë me Qeverinë lidhur me festimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Në vendimin e OVL e UÇK-së thuhet se ky vendim vjen pasi sipas tyre Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka treguar asnjëherë gatishmërinë që të bashkëpunojë.

“Duke parë të arsyeshme se kjo Qeveri ka qenë një nga qeveritë që ka shkelur çdo të drejtë tonën, ne si OVL e UÇK-së do të organizohemi me degët tona në çdo komunë të Kosovës që heronjtë, dëshmorët dhe sakrificën sublime të UÇK-së në këto dy data historike në mënyrë të organizuar nga Kryesia e OVL e UÇK-së dhe degët tona t’i festojmë dhe nderojmë në mënyrën më fisnike që na përket neve si luftëtarë të UÇK-së”, thuhet në vendim.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndërtesë 600 mln euro në Dubai/ Zaev demanton Gruevskin: Sa i çmendur duhet të jetë një njeri
Next Article Urdhri për pushimin e çështjes ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut, shkakton dorëheqje në Departamentin e Drejtësisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?