By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Blinken është sot “non grata” në vendin e tij
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Blinken është sot “non grata” në vendin e tij
Shqipëri

Berisha: Blinken është sot “non grata” në vendin e tij

admin
Last updated: 15/04/2025 15:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur  deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama, që tha se “mund të kalojë oqeanin sa herë të dojë për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Berisha shtoi se vizita e fundit e Blinken në Tiranë, sipas tij, ka pasur si qëllim mbulimin e skandalit McGonigal, duke e cilësuar atë një çështje që “nuk do të mbyllet kurrë”.

“Për sa i përket asaj që tha ai, unë them dy fjalë, se Antony Blinken sot është ‘non grata’ në vendin e tij dhe uroj të paraqitet para drejtësisë amerikane. I them gjithashtu se në qoftë se Blinken bëri një vizitë blic në Shqipëri, i paguar apo i papaguar, nuk di gjë, për t’i mbuluar skandalin e tmerrshëm McGonigal, kazani po zien. Ai skandal nuk mbyllet kurrë”, deklaroi Berisha.

Duke u ndalur në çështjet ekonomike Berisha tha se, “gjatë takimit me biznesin e vogël, gjeta aty një situatë dëshpëruese. Biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit dhe ne do të bëjmë gjithçka për suksesin e tij”.

Konstatova me kënaqësi, vijoi ai, se programin e PD për biznesin e vogël, domethënë rritjen e tavanit për biznesin pa taksa nga 140 mijë euro në 180 mijë euro, ishte pritur shumë mirë.

“Ulja e çmimit të energjisë nga 18 lekë në 6 lekë, përgjysmimi i çmimit të ujit, linjat e kreditit të butë për biznesin e vogël, ulja e tarifave për sipërfaqet publike nga 1500 në 120 lekë, amnistia e të gjitha gjobave të vendosura ndaj këtij biznesi dhe vendosja e “kufirit te thana” për bashkitë që të mos taksojnë këtë biznes më shumë se 1 për qind të xhiros janë, disa masat tona”, deklaroi Berisha.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Subvencionet në Bujqësi, Kuçi për ATSH-në: Rekord, 8600 fermerë aplikuan në ditën e parë
Next Article Rama: Koha që shteti të hyjë si financues në kompanitë e teknologjisë dhe të ketë përfitime

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?