By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Deputetët të qëndrojnë në ballë të revoltës, bëni gjithçka në mosbindjen civile
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Deputetët të qëndrojnë në ballë të revoltës, bëni gjithçka në mosbindjen civile
Shqipëri

Berisha: Deputetët të qëndrojnë në ballë të revoltës, bëni gjithçka në mosbindjen civile

admin
Last updated: 01/10/2024 14:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sali Berisha, në një videokonferencë me gazetarët këtë të martë, iu ka bërë thirrje deputetëve dhe drejtuesve lokalë të Partisë Demokratike që të bëjnë gjithçka në mosbindje civile për t’i shkurtuar ditët regjimit të drogës.

“Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë deputetëve të parlamenteve lokale, të bëjnë gjithçka në mosbindje civile për t’i shkurtuar ditët regjimit të drogës, krimeve monstruoze.

Të ftoj dhe njëherë të gjithë drejtuesit lokalë dhe qendrorë të PD-së në dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile në të katër anët e vendit.

T’u faktojmë shqiptarëve dhe botës se diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra. Se Shqipëria sundohet nga grupi mafioz më i rrezikshëm qeveritar në Evropë. Se shteti ligjor është zëvendësuar me kodin e mafies.

Se Shqipëria është vendi i të burgosurve politikë dhe i përpjekjes satanike të mafies shqiptare dhe ndërkombëtare për të shkatërruar opozitën e vendit në funksion të Edi Ramës, kryemafiozit të Shqipërisë dhe Evropës.

Se shqiptarët janë të gatshëm për çdo sakrificë për të votuar të lirë si të gjithë qytetarët europianë. Se ata do përdorin të gjitha mjetet e ligjshme të protestës kur janë përballur me regjime diktatoriale në Europë dhe botë”, tha Berisha.

Më tej, Berisha garantoi se opozita ka zbritur në shesh dhe nuk do tërhiqet. “Të gjitha këto janë akte të një regjimi kriminal, i lidhur kokë e këmbë me krimin dhe drogën, me të cilin kërkon të shuajë zërat e opozitës. Ju garantoj se opozita ka zbritur në shesh dhe gjer në përmbushjen e misionit të saj, e vendosur për çdo sakrificë, e vendosur për qëndresën më të fuqishme, ajo nuk tërhiqet”, tha Berisha.

You Might Also Like

Zgjedhjet e 11 Majit/ Kush janë kandidatët më të votuar dhe ata që mbetën jashtë Parlamentit

Dhëndri i Trumpit sot viziton Shqipërinë

“Franca do të jetë krah jush”/ Macron: Vendi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i rëndësishëm

Rama dhe Macron nëshkruajnë memorandum për projektin e turizmit në Korçë

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së vizitë në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ganiu mirëpret në takim ambasadorin e ri të Turqisë Fatih Ulusoy
Next Article Porti i Durrësit, tetori nis me ardhjen e 630 turistëve nga e gjithë bota

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nënat e reja dhe lehonat gjithnjë e më shumë po ballafaqohen me probleme të shëndetit mendor
Maqedoni
Kasami vizitë në Austri, takime me zyrtarë austriakë dhe mërgatën
Maqedoni
Produktet bujqësore që shënuan më së shumti rritje të çmimeve
Ekonomi
Para vizitës së UNESCO-s në Ohër në korrik, detyrë e re për autoritetet e qytetit
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?