By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha “djeg” pushimet verore për opozitën. Kandidat i vetëm? Kreu i PD: Proces demokratik, rivalët nuk futen në garë se s’kanë të sigurt rezultatin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha “djeg” pushimet verore për opozitën. Kandidat i vetëm? Kreu i PD: Proces demokratik, rivalët nuk futen në garë se s’kanë të sigurt rezultatin
Shqipëri

Berisha “djeg” pushimet verore për opozitën. Kandidat i vetëm? Kreu i PD: Proces demokratik, rivalët nuk futen në garë se s’kanë të sigurt rezultatin

admin
Last updated: 19/05/2026 13:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 19 maj, Zhurnal.mk – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka “bllokuar” pushimet verore të tijve, pasi thotë se opozita do të vijojë betejën kundër “mafies më të rrezikshme në Evropë”.

Në deklaratën e tij para gazetarëve, Berisha u shpreh se opozita do të angazhohet në “kryengritje paqësore” dhe në një “betejë të pandërprerë”.

Ai shtoi se opozita, sipas tij, i ka shpallur luftë mafies në emër të shtetit ligjor dhe për këtë arsye “nuk mund të ketë asnjë pushim”.

“Betejë, betejë dhe vetëm betejë”, përfundoi ai. “Opozita nuk ka pushime. Opozita ka kryengritje paqësore, betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme të Evropës dhe njërën prej më të rrezikshmet në botë.

Ndaj dhe ne, që i kemi shpallur luftë mafies në emër të shtetit ligjor, nuk mund të kemi asnjë pushim. Betejë, betejë dhe vetëm betejë”, tha Sali Berisha.

Ndërkohë sa i takon zgjedhje brenda PD, ai e cilësoi procesin si “formën më demokratike” të zgjedhjes së një lideri politik, ndërsa tha se me këtë votim mbyllet procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së.

Ai u ndal edhe te mungesa e kandidatëve të tjerë në garë, duke deklaruar se në shumicën e rasteve kur në garë është kryetari aktual, rivalët zgjedhin të mos përfshihen për shkak të pasigurisë për rezultatin.

Sipas Berishës, shumë parti politike në botë nuk e zgjedhin kryetarin me parimin “një anëtar-një votë”, por përmes forumeve apo aklamacionit.

“Me datën 23, anëtarët e PD janë të ftuar në një proces ‘një anëtar-një votë’ të shprehin votëbesimin e tyre për Sali Berishën. Dhe me këtë mbyllet në votimin më transparent procesi i zgjedhjes së kryetarit të PD. Ky proces, duhet të sqaroj, i cili u përfol nga ligësitë në mënyrën më të papërmbajtur, shënon formën më demokratike, procesin më demokratik të zgjedhjes së një lideri partie.

Por, natyrisht prania e kandidatëve është diçka shumë e mirëpritur në këtë proces. Por e vërteta është se në 75 përqind të rasteve kur në garë është kryetari, për fat jo të mirë, të tjerët nuk hyjnë në garë. Pse nuk hyjnë në garë? Jo se nuk mund të hyjnë në garë, mund të hyjnë plotësisht, por sepse nuk dëshirojnë të angazhohen në një garë që nuk kanë të sigurt rezultatin.

Dhe kjo nuk është vetëm në Shqipëri, kjo është në Evropë dhe në botë. Kjo është statistika e kësaj lloj gare.
Shumica e partive politike në botë nuk e zgjedhin me ‘një anëtar-një votë’ kryetarin, e zgjedhin me forume, e zgjedhin gjer me aklamacion, me duartrokitje dhe merret si ekuivalent vote”, tha Berisha.

You Might Also Like

Kandidat për ambasador të SHBA në Shqipëri, ish-gjenerali i NATO-s Eric Wendt raporton nesër në Senat

Ekskluzive / Shtetet e BE-së të ndara për gjendjen e reformave në Shqipëri në kapitujt thelbësorë (burimet)

Krimi makabër në Itali! I riu vrau shqiptaren me gjakftohtësi të madhe, prokuroria kërkon dënimin përjetë për Mark Antony Samson

28 vjeçari që i nxorri armën “Operacionales” në Mamurras është djali i ish-deputetit të PD

Lamallari: Siguria dhe kontrolli i territorit në bregdet, prioritet i sezonit turistik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Metsola: U bëjmë homazh atyre që ndërtuan Evropën çdo ditë
Next Article Forca Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, së shpejti pritet të dislokohet kontingjenti i parë nga FSK-ja
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?