By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Ekzekutimi i gjykatësit Kalaja dëshmon dështimin e reformës në drejtësi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Ekzekutimi i gjykatësit Kalaja dëshmon dështimin e reformës në drejtësi
Shqipëri

Berisha: Ekzekutimi i gjykatësit Kalaja dëshmon dështimin e reformës në drejtësi

admin
Last updated: 07/10/2025 16:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dënoi sërish sot vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit dhe theksoi se ekzekutimi publik i tij dëshmon shkallën ekstreme të pasigurisë në Shqipëri.

Në konferencën e sotme për mediet, Berisha tha se vrasja ndodhi në mungesë të plotë të të gjitha përgjegjësive dhe detyrimeve shtetërore, qoftë edhe atyre më minimale për mbrojtjen e jetës dhe veprimtarisë së zyrtarëve të shtetit brenda institucioneve të tyre.

Sipas Berishës, ekzekutimi i gjykatësit Kalaja dëshmon dështimin e plotë të reformës së drejtësisë, duke shtuar se reforma de facto privoi qytetarët shqiptarë nga një proces i drejtë ligjor, si asnjëherë në tërë historinë e tyre, si asnjëherë në historinë e Evropës pas luftës.

“Me vetingun gjueti shtrigash, të bazuar në korrupsionin gjysmë dhe 1 milion euro pagesa në Shqipëri, sot për shkak të vakuumit që solli ky proces është krijuar një stok prej 230 mijë dosjesh”, tha Berisha.

Berisha shtoi se qytetarët shqiptarë të cilët para reformës në drejtësi “duhet të prisnin dy gjer në 4 vite për një vendim gjyqësor, sipas të dhënave zyrtare të sotme, duhet të presin 4 deri në 6 herë më shumë apo mbi 15 vite”.

“Stoku i dosjeve për t’u shqyrtuar kërkon sipas ekspertëve rreth 20 vite”, u shpreh kreu i PD-së.

Rasti i djeshëm sipas Berishës “është rasti më dramatik i vetëgjyqësisë, por e vërteta është se rastet e vetëgjyqësisë për shkak të këtij sistemi të falimentuar, po shtohen çdo ditë”.

“Sot, dosjet e prokurorëve dhe gjykatësve janë objekt falsifikimesh, manipulimesh, zhdukjesh dokumentesh, krimi flagrant pra, absolutisht njëlloj si në kohën kur ato administroheshin nga hetuesit e sigurimit të shtetit apo gjykatat popullore të diktaturës”, tha Berisha.

Kreu i PD-së u shpreh ndër të tjera se qeveria po e shfrytëzon vrasjen e një gjykatësi për të kaluar Kodin Penal.

I pyetur në lidhje me sulmet e tij ndaj drejtësisë, Berisha tha “unë luftoj për ligjin, nuk kam sulmuar asnjë gjykatës apo prokuror pa fakte dhe prova”.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bitcoini shënon rritje rekorde
Next Article Peleshi pret ambasadorin Shkurov: Mbështetja për Ukrainën garanton sigurinë e të gjithëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?