By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha kërkon shfuqizimin e vendimeve ndaj tij, zhvillohet sot seanca në Gjykatën Kushtetuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha kërkon shfuqizimin e vendimeve ndaj tij, zhvillohet sot seanca në Gjykatën Kushtetuese
Shqipëri

Berisha kërkon shfuqizimin e vendimeve ndaj tij, zhvillohet sot seanca në Gjykatën Kushtetuese

admin
Last updated: 21/11/2024 18:50
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Ditën e sotme zhvillohet seanca në Gjykatën Kushtetuese ku pritet të shqyrtohet kërkesa e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur me vendimet e GJKKO, e cila me kërkesë të SPAK, caktoi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit”.

Në kërkesën e tij, Berisha pretendon shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Ai tha se masat e SPAK janë antikushtetuese dhe të paligjshme, pasi duke qenë deputet duhej të merrej autorizimi në Kuvend.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”,” thuhej në kërkesën e tij.

Lideri i opozitës ndodhet në arrest shtëpie që prej datës 30 dhjetor 2023. Berisha është marrë i pandehur lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim”.

You Might Also Like

“Rama ik!” – Bulevardi i përmbytur nga protestuesit, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Qeveria forcon kontrollin mbi bastet online, çdo transaksion do të monitorohet

SPAK lëshoi urdhër-arrest/ Arrestohet në Greqi Ilir Shtufi, biznesmeni i akuzuar për pastrim parash

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar

Balla takim me Nancy VanHorn: Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik në nivel të shkëlqyer

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kroacia nënshkruan marrëveshje me prodhuesin turk të dronëve Baykar
Next Article Gaetz tërhiqet nga propozimi i Trump për Prokuror i Përgjithshëm, zbulon arsyen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?