By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Kushtetuesja mbajti në fuqi amendimin e ligjit për zonat e mbrojtura, të kundërshtuar me forcë nga PD
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Kushtetuesja mbajti në fuqi amendimin e ligjit për zonat e mbrojtura, të kundërshtuar me forcë nga PD
Shqipëri

Berisha: Kushtetuesja mbajti në fuqi amendimin e ligjit për zonat e mbrojtura, të kundërshtuar me forcë nga PD

admin
Last updated: 20/07/2026 11:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Pas daljes nga SPAK, Berisha në një prononcim për mediet foli për çështjen në fjalë, duke përsëritur akuzat e tij ndaj drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.

Berisha deklaroi se në dokumentin që la në SPAK kishte shkruar mesazhin: “Drejtësia vonon, por nuk harron”, ndërsa akuzoi ish-drejtuesin e SPAK, Altin Dumani si, “avokat të narkoshtetit shqiptar”.

“Në dokumentin që lashë, sot kam shkruar: ‘Altin Gjoka Troplini Hajri, armikut primitiv të pluralizmit politik të Shqipërisë dhe avokatit të narkoshtetit shqiptar, drejtësia vonon, por nuk harron’”, theksoi Berisha.

Berisha u pyet se çfarë kishte gjetur në korridoret e SPAK-ut, ndërsa u shpreh se aty kishte “thasë dhe arka plot e përplot me narko-euro”.

“Me një fjalë, institucioni ishte tërësisht i pushtuar nga paratë e drogës”, deklaroi Berisha.

Ai vijoi akuzat ndaj institucioneve të drejtësisë, duke pretenduar se prej të paktën një viti mbahen sekret emrat e disa zyrtarëve të lartë që, sipas tij, kanë udhëtuar me biznesmenë me një çarter të veçantë nga Tirana në Aruba.

Berisha deklaroi se kërkesa e tij për shfuqizimin e masës së sigurisë është depozituar në Gjykatën Kushtetuese rreth 10 muaj më parë dhe se shqyrtimi i saj është shtyrë për në muajin tetor.

Berisha theksoi se kjo gjykatë ka shqyrtuar më shpejt kërkesa të tjera, ndërsa për çështjen e tij nuk ka respektuar afatet ligjore.

Ai kritikoi gjithashtu vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin për investimet strategjike, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zonat e mbrojtura, duke deklaruar se këto çështje janë kundërshtuar nga opozita.

“Grupi parlamentar i PD ka kundërshtuar në parlament dhe ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese ligjin e investimeve strategjike. Gjykata Kushtetuese, pavarësisht kërkesave të prera të Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian, e ka lënë në fuqi ligjin. PD ka dërguar në këtë gjykatë ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ishte fjala konkretisht për parkun absolutisht më të bukur, më të mirë në Evropë, që është parku i Butrintit. Gjykata Kushtetuese firmosi për shkatërrimin e tij, vendimin e qeverisë. Gjykata Kushtetuese mbajti në fuqi amendimin e ligjit për mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe peizazheve natyrore, të kundërshtuar me forcë nga PD”, tha Berisha.

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ku ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkëlqeu në Kupën e Botës, ylli i Anglisë kërkon t’i bashkohet gjigantit italian
Next Article Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, debate në Komisionin e Jashtëm
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?