By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha në samitin e PPE-së: Narkoshteti në Shqipëri është pengesa kryesore e integrimit në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha në samitin e PPE-së: Narkoshteti në Shqipëri është pengesa kryesore e integrimit në BE
Shqipëri

Berisha në samitin e PPE-së: Narkoshteti në Shqipëri është pengesa kryesore e integrimit në BE

D. V.
Last updated: 18/03/2025 09:07
By D. V. 2 Min Read
Share
SHARE

Narkoshteti në Shqipëri është pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE. Kështu është shprehur kreu demokrat Sali Berisha në një prononcim për mediat në Podgoricë, gjatë samitit të Partive Popullore Evropiane (PPE).

Në fjalën tij kryedemokrati theksoi se në samit ai ka paraqitur realitetin shqiptar dhe pikëpamjet e Partisë Demokratike mbi proceset e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit.

“Shqipëria si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, është jo tërësisht i njohur si i tillë, por unë mendoj se, po kontribuohet gjithnjë e më shumë për të bërë të njohur para elitës politike të qendrës së djathtë Europiane dhe më gjerë, realitetin shqiptar. Më dëgjuan me shumë interes. Mora komente shumë pozitive nga të pranishmit për diskutimin që pata. Ishte një diskutim i hapur, natyrisht isha i vetmi opozitar në panel, pasi të tjerët përfaqësonin qeveri. E thashë që në fillim se unë, përfaqësoj opozitën dhe kam pikëpamje të ndryshme lidhur me ngadalësinë e procesit të integrimit që është tërësisht nga faktorë kryekëput pothuajse, nga faktorë lokalë. Nga mosrespektimi i standardeve demokratike, nga penetrimi i thellë i krimit në qeverisje. Në Shqipëri konkretisht narkoshteti, nga përdorimi i terrorit politik për të marrë vota dhe mandate. Pra paraqita realitetin shqiptar siç është”.

I pyetur se si u prit rikthimi i tij në EPP pas shumë kohësh, Berisha u përgjigj: “U prit në mënyrë të shkëlqyer. Ky rikthim i llojit të tij është epik, ndaj dhe miqtë e vjetër i takova dhe më përgëzuan. Natyrisht edhe vendosmëria e tyre. Shqipëria nuk është ajo që ishte. Njohuritë për Shqipërinë janë krejt të tjera sot. Edi Rama do t’i ketë kohërat të pamundura të manipulojë, siç ka manipuluar gjer sot opinionet”.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Më shumë se 300 të vrarë, përfshirë shumë fëmijë – pas sulmeve ajrore të gjera izraelite në Gaza
Next Article Mitsotakis telefonon Kryepeshkopin Joan, zbulohen detaje nga biseda

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?