By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Nuk do të ketë pensione më të vogla se 200 euro, rroga minimale 500 euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Nuk do të ketë pensione më të vogla se 200 euro, rroga minimale 500 euro
Shqipëri

Berisha: Nuk do të ketë pensione më të vogla se 200 euro, rroga minimale 500 euro

admin
Last updated: 20/02/2025 16:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur sot për të miratuar listën e kandidaturave për primaret.

Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se “ka pasur një numër të madh kërkesash, kandidaturash dhe kjo është dëshmi e shkallës së lartë të besimit që kanë shqiptarët tek PD”.

“Sot, në këtë mbledhje ne miratojmë kandidaturat e qindra e qindra aktivistëve, drejtuesve, demokratëve, mbështetësve tanë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në procesin e primareve, proces ky nga themelorët për të qenë kandidatë për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë nga PD. Të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces tregojnë besimin që ata shprehën tek PD”, tha Berisha.

Para anëtarëve të kryesisë, kryedemokrati u ndal edhe te programi i Partisë Demokratike.

Sipas Berishës programi, “jo vetëm që u jep përgjigje problemeve të rënda të akumuluara këto 12 vite, por u jep përgjigjen më të shkëlqyer, u jep përgjigje dhe zgjidhje më të mirë në interesin e çdo qytetari problemeve madhore me të cilat përballet individi dhe shoqëria shqiptare sot”.

“Ky program përmban: Vendosjen e minimumit jetik për çdo qytetar shqiptar; vendosjen e rrogës minimale 500 euro, 25% më e lartë se kjo që është sot; taksa e pronës do të zbresë 5 herë, do të ulet me 500%; çmimi i energjisë për bizneset do të ulet me 300%, do të ulet tri herë; çmimi i naftës do të ulet me 40%; tatimi mbi të ardhurat zbret në 10%”, tha Berisha.

Berisha shtoi se Shqipëria turistike është pa mëdyshje një objektiv që do të konsolidohet.

Duke u ndalur tek shëndetësia, Berisha tha se “ne nuk premtojmë shëndetësi falas, sepse premtimi i shëndetësisë falas solli këtë gjendje dramatike të këtij sistemi sot. Por ne premtojmë absolutisht një kujdes shëndetësor cilësor. Premtojmë një dyfishim të buxhetit për kujdesin shëndetësor dhe jo të qytetarëve, por të buxhetit të shtetit”.

Berisha tha po ashtu se “çdo pension nën 200 euro, do të bëhet 200 euro. Dhe unë ju them që pensionet e fshatit janë mesatarisht 120 euro”.

Ai tha më tej se “do të bëjmë gjithçka për të nxitur fuqishëm rritjen demografike të Shqipërisë”.

“Do të bëhet gjithçka për rikthimin e emigrantëve”, shtoi Berisha.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zgjedhjet e 11 majit, publikohet modeli paraprak i fletës së votimit
Next Article Rama: Drejtësinë e pavarur nuk e solli Amerika, është fryt i vizionit të PS

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?