By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Opozita të bashkëpunojë për reformë zgjedhore që garanton barazinë e votës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Opozita të bashkëpunojë për reformë zgjedhore që garanton barazinë e votës
Shqipëri

Berisha: Opozita të bashkëpunojë për reformë zgjedhore që garanton barazinë e votës

admin
Last updated: 16/11/2026 11:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 16 nëntor, argument.mk/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, Berisha e cilësoi prokurorin e çështjes së tij, Altin Dumanin, si “armik i egër i pluralizmit dhe votës së lirë të shqiptarëve”, ndërsa theksoi se Prokuroria e Posaçme është “zyrë avokatie e krimit elektoral të PS-së”.

Më tej gjatë fjalës së tij, Berisha ftoi të gjithë faktorët opozitarë që të bashkohen për hartimin e një kuadri ligjor demokratik, i cili sipas tij do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Ai theksoi se opozita duhet të bashkëpunojë për një reformë zgjedhore që garanton barazinë e votës dhe konkurrencën e ndershme politike.

Berisha u ndal te disa prej pikave që, sipas tij, duhet të përfshihen në këtë kuadër ligjor, si listat e hapura, vendosja e një pragu zgjedhor të pranueshëm nga të gjitha palët, garantimi i koalicioneve dhe ashpërsimi i masave ligjore ndaj shkelësve të ligjit dhe krimit elektoral.

“Ne ftojmë dhe njëherë të gjitha forcat politike që konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe, ftojmë të gjithë faktorët të bashkohemi për të paraqitur së bashku një kuadër ligjor demokratik, një kuadër ligjor i cili në rast të një qeverie teknike apo qeverie kujdestare, u jep mundësi shqiptarëve të votojnë të lirë. Barazon vlerën e votës së tyre. U jep mundësi të zgjedhin më të mirët që ata mendojnë.

“Por kjo nuk do të thotë që ne të mos bëjmë para qytetarëve, të cilët duan të dinë, duan të na shohin se ne jemi të bashkuar për listat e hapura. Listat e hapura janë një përgjegjësi për të gjithë para të gjithë qytetarëve. Se ne jemi të bashkuar për një prag zgjedhor të pranueshëm nga të gjitha palët. Se ne jemi të bashkuar për garantimin e koalicioneve, sepse është një standard demokratik.  Se ne jemi të bashkuar për masat më të rrepta ligjore për shkelësit e ligjit dhe krimit elektoral”, tha Berisha.

You Might Also Like

Rama në Bruksel: “Revolucioni i Flamingove”, shenjë e një Shqipërie të re që kërkon më shumë

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë

Rama: Procesi i anëtarësimit në BE, shumë herë më kërkues se ç’ka qenë për vendet e anëtarësuara më parë

Rindërtimi në Tiranë, Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit

Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bllokuan rrugën gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, vendosen 23 masa administrative
Next Article Kos shpreh keqardhje për këngën serbe në Bruksel: Nuk pasqyron qëndrimet e BE-së
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?