By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Padrejtësitë ligjore në përllogaritjen e pensioneve marrin fund brenda tre muajsh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Padrejtësitë ligjore në përllogaritjen e pensioneve marrin fund brenda tre muajsh
Shqipëri

Berisha: Padrejtësitë ligjore në përllogaritjen e pensioneve marrin fund brenda tre muajsh

admin
Last updated: 04/04/2025 16:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u premtoi sot pensionistëve shqiptarë se të gjitha padrejtësitë ligjore në përllogaritjen e pensioneve të tyre do të marrin fund brenda tre muajve të parë të qeverisjes së PD-së.

“Qytetarët duhet ta dinë se në ligjet për pensionet ka absurditete, ka mohime kontributesh, ka arbitraritete. Ta zëmë, në ligjin e kohës, punëtori në kooperativë fillonte punën në moshën 14-vjeçare, kurse në ndërmarrjen shtetërore, në moshën 15-vjeçare. Qeveria ka shpallur si vit të fillimit të punës moshën 18-vjeçare, duke u mohuar në këtë mënyrë 3 dhe 4 vite, qindra e mijëra pensionistëve”, tha Berisha.

Gjatë një konference që zhvilloi sot me gazetarët, Berisha tha se gjatë takimit me pensionistët, “ata vlerësuan realisht programin e PD për vendosjen e minimumit jetik 200 euro që është interesi më i madh i mbi 520 mijë pensionistëve, të cilët marrin që të gjithë nën 200 euro”.

“Vlerësuan kartën e konsumatorit, edhe ajo si lehtësim real”, shtoi Berisha.

“Pensionistët kërkojnë jo udhëtim falas, por me gjysmë çmimi, dhe unë u premtoj atyre udhëtim me gjysmë çmimi në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Berisha.

“Është bërë e paimagjinueshme, sot me linjat ajrore shkon më lirë Tiranë-Berlin se sa Tiranë-Vlorë me autobus apo me taksi. Pensionistët me letërnjoftimin që dëshmon moshën, do të kenë bileta të përgjysmuara”, tha kryedemokrati.

Sipas Berishës, “Shoqata e Pensionistëve raportoi se në rast se qeveria që po ikën, do të kishte ndjekur trendin e qeverisë së mëparshme në rritjen e pensioneve, sot pensioni mesatar do të ishte 210 euro”.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Begaj: Shqipëria, model suksesi në kundërvënien ndaj terrorizmit
Next Article Projekti për stadiumin “Selman Stërmasi”, Rama: Qendër e re urbane në kryeqytet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?