By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: PD plotësisht dakord me kufizimin e mandatit të kryeministrit në dy mandate
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: PD plotësisht dakord me kufizimin e mandatit të kryeministrit në dy mandate
Shqipëri

Berisha: PD plotësisht dakord me kufizimin e mandatit të kryeministrit në dy mandate

admin
Last updated: 24/06/2026 14:08
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot, në një komunikim me gazetarët nga selia blu, se i mbështet kërkesat e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit deri në dy të tillë.

I pyetur nga gazetarët, rreth kërkesave të artikuluara në protestë nga aktivisti Dritan Goxhaj, Berisha shprehu mbështetjen e PD-së, ndërsa ripërsëriti kërkesën për dorëheqje të menjëhershme të kryeministrit Rama.

“Kërkesë kjo që ne e mbështesim pa asnjë rezervë, fuqimisht dhe kemi po atë thirrje. Së dyti, kërkohet kufizimi i mandatit të kryeministrit në dy mandate. Partia Demokratike është plotësisht dakord. Që nesër është e gatshme të votojë në parlament dhe të bëjë thirrje qytetarëve të votojnë për një masë të tillë.

Sepse u bë e qartë se Edi Rama nuk lejon rotacionin e pushtetit. Për këtë jo se e themi ne, tashmë e thonë dokumentet ndërkombëtare. Atëherë ka një mençuri, ta përcaktojë Kushtetuta, ta largojë Kushtetuta”, tha Berisha.

Për sa u përket ligjeve të tjera, Berisha tha se Qeveria po përpiqet të fshijnë kujtesën e qytetarëve.

“Kjo parti ka luftuar më shumë se kushdo tjetër kundër atyre ligjeve. Ka ndjekur çdo procedurë të mundshme kundër tyre, qoftë kundër amendimit të ligjit për mbrojtjen e zonave të mbrojtura, për trashëgimisë kulturore, për koncesionet, PPP-të dhe investimet strategjike. Rikujtoj një moment: në platformën tonë, investimi pa taksa është pranuar vetëm në zonat malore. Kostoja e ndërtimit aty është disa herë më e lartë sesa në zonat e tjera dhe ato janë të paprekura”, vijoi ai.

Kreu i PD-së u tha se “dënoj me forcën më të madhe sulmet antikombëtare, antishqiptare ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi, të cilët marrin pjesë në protestë. Ata luftojnë për një kauzë të drejtë. Për lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë ndaj një kryehajduti të panjohur më parë në historinë tonë kombëtare. Etiketimi i tyre si pushtues është etiketimi i një armiku të egër të shqiptarëve. Ndaj dhe dënoj me forcën më të madhe këto etiketime ndaj shqiptarëve”, tha Berisha.

“Përpiqen të manipulojnë me dokumente duke falsifikuar firma etj. Por unë shprehem dhe shpreh prapë se lufta çlirimtare e shqiptarëve në Kosovë, se është e Kosovës, por mos harro se janë me dhjetëra e dhjetëra të rënë, nga Berati, nga Kavaja, nga Tropoja, nga Kukësi, nga Hasi e të tjerë, janë me dhjetëra e dhjetëra, janë shumë, që kanë rënë për t’u bërë të pavdekshëm për lirinë e Kosovës. Kështu që këto që përpiqen të përbaltin luftën, të përbaltin heronjtë e luftës, janë, mund t’u them çdo epitet, por po ndalem me kaq, janë antishqiptarë që kanë shitur shpirtin e tyre te droga, krimi e vjedhja”, vijoi ai.

I pyetur nga gazetarët rreth qëndrimit të PD-së lidhur me propozimin për një qeveri tranzitore apo politike të zgjedhur me short, Berisha tha se “jashtë Kushtetutës nuk del dot”.

“Unë kam kuptuar kërkesën si një kërkesë për një qeveri jopartiake, të përbërë nga ekspertë të shquar, intelektualë të njohur, të cilën mbi bazën e një marrëveshjeje të forcave politike në parlament, do marrë votëbesimin e plotë. Unë këtë mekanizëm di. Unë nuk di mekanizëm tjetër të instalimit të një qeverie brenda rendit kushtetues”, tha Berisha.

Gjithashtu, Berisha u shpreh se ripërtëritja e PD-së do të vazhdojë edhe në forumet e tjera, krahas mbështetjes së protestës.

“Kjo protestë mbështetet plotësisht dhe tërësisht nga Partia Demokratike, anëtarët dhe simpatizantët e saj. U është bërë thirrje në mënyrën më të përditshme që të marrin pjesë në protestë. Është protestë qytetare, ndaj dhe u është kërkuar të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të partisë të shkojnë aty si qytetarë. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe çdo përpjekje të patronazhistëve, çdo lloj presioni të paligjshëm që bëhet ndaj protestuesve dhe eksponentëve të saj. Partia Demokratike ka pasur një proces, mund t’ju them, shumë të suksesshëm në Kuvendin Kombëtar. Kuvendi Kombëtar u shpall Kuvendi i Ripërtëritjes së partisë dhe në mënyrë absolute bazuar në votën e atyre delegatëve, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka dalë dhe është Këshilli i Ripërtëritjes”, tha Berisha.

You Might Also Like

Rama pret në Tiranë ambasadorin e ri të Turqisë, kryeministri ndan fotot me Erciyes

Xhafaj: Partneritet me Postën Turke për modernizimin dhe zhvillimin e-commerce

Rinis gjyqi ndaj Ilir Metës, avokati Cakrani: Akuza e SPAK bazohet mbi supozime

“Në Tiranë kundërshtojnë zhvillimin, në Vlorë mbështesin ata që përfitojnë prej tij”, Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

Endrit Thaçi takon Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Artir Gjikokaj vjen me “Kaj”, një projekt me ritëm veror
Next Article 68 mijë familje pa energji elektrike pas valës rekord të të nxehtit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!
Maqedoni TOP LAJM
ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik
Maqedoni
Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare
Maqedoni
Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?