By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Heidi Lushtaku rrëfehet për prestigjiozen ELLE – nga suksesi në modeling te rrënjët kosovare dhe dashuria për familjen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Heidi Lushtaku rrëfehet për prestigjiozen ELLE – nga suksesi në modeling te rrënjët kosovare dhe dashuria për familjen
Showbizz

Heidi Lushtaku rrëfehet për prestigjiozen ELLE – nga suksesi në modeling te rrënjët kosovare dhe dashuria për familjen

admin
Last updated: 27/10/2026 14:13
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Modelja shqiptare Heidi Lushtaku, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ka dhënë një intervistë për revistën prestigjioze ELLE, ku ka folur për karrierën ndërkombëtare në modeling, familjen, mëmësinë dhe lidhjen e saj të fortë me rrënjët kosovare.

Që në moshën 13-vjeçare, Lushtaku u rrit para kamerave, duke ndërtuar një karrierë që e çoi në vende të ndryshme të botës.

Megjithatë, përtej shkëlqimit të industrisë së modës, ajo ka ruajtur një lidhje të veçantë me prejardhjen e saj dhe me historinë e Kosovës.

HeidiFoto: ELLE

Në intervistën për ELLE, modelja rikthehet te fillimet e karrierës së saj, duke kujtuar fotografitë e para që vazhdojnë ta emocionojnë edhe sot.

Ajo shprehet se, kur e sheh veten si adoleshente, mahnitet nga guximi që kishte dhe nga mënyra se si besonte se bota ishte e hapur për të.

HeidiFoto: ELLE

“Kur e shikoj atë vajzë sot, shoh një guxim që më prek thellë. Ajo nuk dyshonte as edhe për një moment se bota ishte e hapur për të”, rrëfen Lushtaku.

Duke folur për përvojën në industrinë e modës, ajo tregon se Parisi ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e saj profesional.

Sipas saj, pikërisht në Francë e kuptoi më thellë kuptimin e modës, duke u mahnitur nga raporti personal që stilistët kanë me krijimtarinë dhe veshjet që realizojnë.

HeidiFoto: ELLE

Sa i përket stilit personal, modelja thotë se preferon një gardërobë të organizuar, me veshje klasike që i kombinon me aksesorë më ekstravagantë.

Ndërsa kur bëhet fjalë për bizhuteritë, ajo zbulon se unaza e martesës është pjesa që nuk e heq kurrë, pasi për të ka një domethënie emocionale që shkon përtej një aksesori të zakonshëm.

Një nga temat që zë vend të veçantë në intervistë është edhe mëmësia.

HeidiFoto: ELLE

Heidi tregon se pas lindjes së djemve të saj, ri-zbuloi një pjesë të vetes që kishte nevojë të shprehej përmes artit dhe modelingut.

“E gjeta sërish Heidin, artisten. Pas lindjes së djemve të mi, e ri-zbulova atë pjesë të vetes. Të qenit nënë është e mrekullueshme, por edhe artistja brenda meje kishte nevojë të jetonte”, shprehet ajo.

Megjithatë, Lushtaku thotë se zgjedhja për t’i dhënë përparësi familjes ishte një nga vendimet më domethënëse të jetës së saj.

Ajo thekson se vitet e kaluara me familjen e ndihmuan të kuptonte se çfarë ka vërtet rëndësi dhe se asnjë sukses profesional nuk mund ta zëvendësojë dashurinë që përjeton çdo ditë.

HeidiFoto: ELLE

E njëjta është e martuar me futbollistin turk Merih Demiral dhe së bashku kanë dy djem.

Duke folur për prejardhjen e saj, modelja shprehet se rrënjët dhe historia e Kosovës janë pjesë e pandashme e identitetit të saj.

Ajo tregon se, pasi u largua nga vendlindja në moshë të re, lidhja me origjinën u bë edhe më e çmuar për të.

“Origjina ime dhe historia e Kosovës janë identiteti im. Ato janë pjesë e imja në gjithçka që bëj, si para kamerave, ashtu edhe jashtë tyre. Kjo histori më ka mësuar se jam jashtëzakonisht me fat që jetoj në liri. E shijoj çdo ditë dhe nuk e harroj kurrë vlerën e saj”, thotë Lushtaku.

Një tjetër çështje me rëndësi për të është mbështetja ndaj të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Modelja e përshkruan këtë angazhim si thellësisht personal dhe thekson se vuajtjet e këtyre grave nuk përfundojnë me mbarimin e luftës.

“Për këto gra, lufta nuk ka përfunduar kurrë. Ajo vazhdon edhe shumë kohë pasi luftimet kanë mbaruar. Unë luftoj që ato të jetojnë si heroina dhe ta kuptojnë se janë heroina të luftës. Ato meritojnë të njihen për guximin e tyre”, përfundon ajo.

HeidiFoto: ELLE

Në këtë intervistë për ELLE, Lushtaku ndan momente nga jeta personale dhe profesionale, duke sjellë një pasqyrë më të afërt të rrugëtimit të saj, përvojave dhe vlerave që e shoqërojnë ndër vite.

You Might Also Like

“Bye bye”, Alaudin Hamiti zbulon ndryshimin e madh për edicionin e sivjetmë të BBVK-së

Rasti i fundit, Arbenita Ismajli: Si nënë, humba besimin te institucionet dhe mora vetë në dorë mbrojtjen e jetës sime dhe të fëmijës

Alba Vukaj shkëlqen me fustanin me xixa, shfaqet tërheqëse dhe plot sharm

Ramë Lahaj për vrasjen e Arlindës: Mund të ishte motra ime, turpi na mbuloftë për neglizhencën

Kushtrim Kelani shtyn publikimin e këngës së re pas vrasjes së Arlindës: Drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: PD thërret protestë kombëtare të shtunën, mbështetje revoltës së studentëve
Next Article Mbappe tregon kush priste ta fitonte Topin e Artë dhe ka disa fjalë për Harry Kane
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?