By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Primaret do të shpallen së shpejti, të hapura për shqiptarët jashtë vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Primaret do të shpallen së shpejti, të hapura për shqiptarët jashtë vendit
Shqipëri

Berisha: Primaret do të shpallen së shpejti, të hapura për shqiptarët jashtë vendit

admin
Last updated: 16/01/2025 15:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim online me qytetarët në rrjetet sociale. I pyetur në lidhje me primaret, kryedemokrati theksoi se do të shpallen së shpejti.

“Primaret së shpejti do të shpallen, janë të hapura për shqiptarët kudo që banojnë, në Shqipëri, diasporë dhe kudo që ndodhen”, tha Berisha.

Berisha shtoi se primaret do të jenë të hapura për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Sa i takon votës së diasporës, Berisha tha se do të bëjmë gjithçka për një proces transparent.

“Është garantuar një postë e paanshme në princip, një postë prestigjioze ndërkombëtare që do të transportojë këto. Ndërkohë mekanizmat e kontrollit të dyanshëm, në të gjitha etapat e numërimit të këtyre votave. Unë ftoj çdo qytetar jashtë vendit, që të ushtrojë të drejtën e votës dhe të ndihet krenar, se me votën e tyre kësaj radhe ka të gjithë mundësinë të firmosë rotacionin, ndryshimin”, tha Berisha.

Duke iu përgjigjur një qytetari gjatë bashkëbisedimit online, Berisha tha se Partia Demokratike do të shqyrtojë shumë seriozisht hapjen e zyrave në kryeqytetet evropiane për regjistrimin e votuesve.

Berisha tha më tej se Partia Demokratike ka një zotim solemn, kompensimin financiar ose fizik të çdo prone, të çdo sipërfaqeje.

“Gjatë viteve 2005-2013, ne rikthyem 2 miliardë e 577 milionë metër katrorë tokë. Ndërkohë kompensuam me dhjetëra milionë euro pronat e tjera. Iu garantoj se kompensimi i pronarëve me euro, me çmim tregu tokën, ose me kompensim fizik dhe dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë, janë dy shtyllat kryesore të programit tonë”, tha Berisha.

I pyetur në lidhje me partitë e reja, Berisha tha se PD është e hapur, ndërsa shtoi se këto forca politike, në një mënyrë apo një tjetër i vetëakuzon, pasi objektiv kryesor në sulmet e tyre këta vënë PD-në.

“Problem për Shqipërinë është kleptokracia, është narkoshteti. Mirëpo, cilat janë arsyet që këto forca politike vendosen në funksionin e opozitarëve të opozitës, le t’i gjykojnë vet qytetarët. Natyrisht, nuk është një rol i denjë, është një rol shumë kompromentues” tha Berisha. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shpërndahen 75 apartamente për banorët e Kombinatit, Veliaj: Te lagjja “5 Maji” në mars japim 273 banesat e fundit
Next Article Rama dhe Koçiu: Spitali i ri i Kardiokirurgjisë, qendër ekselence për shërbime universitare në kardiologji dhe kardiokirurgji

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?