By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Rama ka 62 premtime të pambajtura, kopjoi programin e PD-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Rama ka 62 premtime të pambajtura, kopjoi programin e PD-së
Shqipëri

Berisha: Rama ka 62 premtime të pambajtura, kopjoi programin e PD-së

admin
Last updated: 31/03/2025 14:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se “paketa e dhembshurisë e paraqitur para 15 muajsh nga PD në komisionet parlamentare u refuzua në mënyrë kategorike”.

“Forca tjetër politike, siç e shihni, pa program u detyrua të kopjojë, pasi e pa që shqiptarët nuk e pranuan më dhe u kthyen duke kopjuar programin tonë se nuk ka çfarë të thotë”, tha Berisha gjatë një konference për shtyp.

Sipas tij, “Edi Rama ka 62 premtime të pa mbajtura dhe kopjimi i programit të PD-së erdhi pas rënies dramatike të pikëve të tij në sondazhe”.

“Shqiptarët janë të interesuar, jetësisht, për pensionet, rrogat, për luftën ndaj korrupsionit, pra për mirëqenien e tyre. Para 15 muajsh kam dërguar në parlament ligjin për minimumin jetik, me qëllim që ky ligj të miratohej dhe të mos merrte karakter politik. Ata e mbajtën ligjin dhe betejë pas beteje, Rama e hodhi poshtë dhe nuk pranoi kurrë ta votonte. Ligji sillte mes tjerash, në mënyrë automatike pension minimal 200 euro”, tha Berisha, ndërsa shtoi se deputetët e PD-së janë gati ta votojnë që nesër këtë ligj.

Duke folur për programin elektoral të PD-së, Berisha theksoi se çdo vendim dhe ligj i hartuar mbi korrupsionin do anulohet.

“Korporata shqiptare e investimeve, piramida më e madhe e grabitjes së pronave të shqiptarëve, do shkrihet menjëherë. Dhe ajo që merr përsipër që me një vendim qeverie, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, të plaçkisë pronat e shqiptarëve, absolutisht do dënohet me rreptësinë më të madhe”, shtoi ai.

Po ashtu Berisha tha se vepra më e rëndë kriminale pas vrasjes, do të konsiderohet krimi elektoral.

“Me zero tolerancë ndaj korrupsionit, zero tolerancë ndaj krimit. Dhe ata të harrojnë se mund të lajë kush para në ndërtim”, shtoi ai.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Begaj përkujton Dëshmorin e Kombit, Indrit Cara
Next Article Gjashtë pacientë sot kthehen nga jashtë, pesë nga Serbia dhe një nga Italia

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?