By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave në kundërshtim me ligjin zgjedhor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave në kundërshtim me ligjin zgjedhor
Shqipëri

Berisha: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave në kundërshtim me ligjin zgjedhor

admin
Last updated: 25/06/2025 15:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se janë dhënë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave në kundërshtim me ligjin zgjedhor.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se, “në Strasburg, raporti i delegacionit të Këshillit të Evropës që vëzhgoi zgjedhjet, ndërhyrjet që u bënë, ishin një damkosje e re e madhe e farsës elektorale të 11 majit”.

“Rekomandimet e këtij raporti, siç theksova dje, janë asgjësuese. Në këto rekomandime janë ndarja e partisë nga shteti. Pra konfirmohet se në Shqipëri funksionon partia-shtet dhe shteti elektoral”, tha më tej Berisha.

Berisha u shpreh se në raport rekomandohet reformimi i SPAK-ut, duke konfirmuar sipas tij tezën se SPAK, “është bashkautor në krimin e madh elektoral ndaj shqiptarëve”.

Berisha tha se, “zhvlerësohet në tërësi, apo thotë të analizohet, vota e diasporës, e cila siç e patë ju, është shtetëzuar”.

Natyrisht, shtoi kreu i PD, “ndërhyrjet brutale në procesin e farsës elektorale ishin të shumëllojta, por edhe një herë, në çdo vend dhe në çdo shtet, një proces zgjedhor asgjësohet dhe shndërrohet në farsë elektorale kur partia bëhet shtet dhe shteti parti”.

Ky, sipas tij, “është kushti i të gjitha kushteve për të asgjësuar procesin e drejtë zgjedhor, për ta shndërruar atë në farsë. Ky është kushti më themelor”.

Berisha gjithashtu paraqiti një rast që sipas tij tregon “abuzimin masiv me pushtetin ekzekutiv të agjencive të shtetit elektoral për të blerë vota në shkelje flagrante me ligjet e vendit dhe parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të drejta”.

“Në harkun kohor të ndaluar me ligj, në qarqet e vendit u realizuan, në Berat 419 legalizime, në Dibër 123 legalizime, në Durrës 928 legalizime, në Fier 801 legalizime, Gjirokastra 98, Kukësi 124 legalizime, Tirana 1931 legalizime, Vlora 590 dhe Lezha 116. Në total janë dhënë 6 mijë legalizime. Imagjinoni këto, minimumi 3 gjer në 5 vota, se sa u blenë vetëm me lejet e legalizimit”, tha ai.

Po ashtu, Berisha u shpreh se do të paraqesë të dhëna se si janë blerë votat, sipas tij, me certifikata pronësie dhe lejet e ndërtimit.

Sipas tij, “ky është një shembull i përdorimit të shtetit partiak, shtetit elektoral për të blerë vota nëpërmjet ushtrimit të paligjshëm të fuqisë ekzekutive”.

“Këto janë vetëm njëri aspekt, aspekte të tjera do paraqiten në ditët e ardhshme, të cilat kanë të bëjnë me certifikatat e pronësisë, kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit, të cilat janë të pafundme. Është bërë një vërshim i madh dhe një mori e pafundme lejesh ndërtimi, meremetimesh, ndërtimesh në fshat, por edhe në qytete, të cilat do paraqiten në ditët që do vijnë”, tha Berisha.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janevska u uroi suksese pjesëmarrësve të Olimpiadës së 29-të Ballkanike të Matematikës për të Rinj e cila u mbajt në Strugë
Next Article Kumbaro – Hoxha në Vlorë: Në fokus hapësirat publike në plazhe dhe ndotja mjedisore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?